1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

24 Prill 2022

Organizata e OKB-së për Refugjatët, UNHCR paralajmëron për ndikimet negative të luftës për refugjatët kudo në botë.

https://p.dw.com/p/4AHbt
Pakistan Flüchtlinge Afghanistan humanitäre Krise Symbolbild
Fotografi: KARIM ULLAH AFP via Getty Images

UNHCR konstaton një keqësim të dukshëm të situatës së refugjatëve në të gjithë botënpër shkak të luftës në Ukrainë. "Konflikti e ka keqësuar edhe më tej situatën e 84 milionë njerëzve në botë të larguar nga vendlindja, kjo pas ngushticave botërore në furnizimet ushqimore dhe shtrenjtimit të ndjeshëm të ushqimeve", është shprehur Roland Bank nga dega e UNHCR-së për Gjermaninë për portalin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Miliona vetë kanë humbur burimet e të ardhurave si pasojë e pandemisë dhe krizën ekonomike të lidhur me të.

"Frika është se kriza e Ukrainës do të ashpërsojë edhe më shumë këtë vit mungesat e artikujve ushqimorë dhe shtrenjtësinë", ka thënë Bank. Çmimet e rritura për lëndët e para po ashtu e vënë para sfidash të mëdha furnizimin me ndihma humanitare dhe punën e UNCHR, shpjegon Bank. "Tani ajo që vlen është të pengojmë mosushqimin sa duhet të fëmijëve dhe strategji të dëmshme si borxhet e thella apo punën e minorenëve, duke siguruar të paktën për refugjatët ushqimin bazë", theFAO: Çmime rekord për ushqimet në mbarë botënkson përfaqësuesi i UNHCR.

Ukraine-Krieg - UNHCR
Refugjatë ukrainas në PoloniFotografi: Czarek Sokolowski/AP/dpa/picture alliance