Lituania mbështetet tek mbrojtja e NATO-s
11 Mars 2015Që nga fillimi i krizës së Ukrainës vitin e kaluar, NATO ka dyfishuar kontigjentin e saj për të ruajtur hapësirën ajrore të vendeve baltike, kështu që gjithmonë aty zhvillojnë fluturime stërvitore dhe kontrolli nga dy kombe njëherësh. "I gjithë shtabi ynë i komandës përbëhet nga pilotë", thotë komandanti italian Marco Bertoli. "Aviacioni italian ka stacionuar këtu 100 gra dhe burra. Ne kemçdo tdië fluturime stërvitore dhe jemi në gatishmëri 24 orë, dhe mund të reagojmë shpejt në qoftë se ndodh diçka në qiell."
Komandat Bertoli e ka fjalën për shkeljen e hapësirës ajrore baltike nga avionët ushtarakë rusë. Vitin e kaluar janë regjistruar 150 shkelje të tilla, katër herë më shumë se në vitin 2013. "Ti nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë me ty" thotë piloti Giovanni. "Por kjo është sfidë që e përjeton vetëm kur je në qiell në 30.000 metra lartësi me shpejtësi supersonike. Mua më pëlqen kjo, veçanërisht këtu në Lituani."
Në sektorin polak të bazës, dy kilometra më tej pistës - trupat nuk janë të pajisura aq mirë. Pilotët banojnë në kontejnerë dhe avionët e tyre janë në hangarë të përkohshëm. Kur avionët polakë ngjiten për t'u prerë rrugën pilotëve rusë, të dyja palët duhet të jenë shumë të vëmendshme, sepse edhe Aviacioni ushtarak polak përdor ende si dhe forcat ajrore ruse avionët e vjetër sovjetikë MiG.
Piloti Lukasz Wojcieszko thotë se i duket mbresëlënëse kur takon avionë rusë dhe sheh se si veprojnë ata. Por ai shton se për pilotët polakë nuk është ndonjë gjë e veçantë, kur takohen me avionë rusë, sepse Polonia dhe Rusia kanë një kufi të përbashkët.
Tone si gjatë Luftës së Ftohtë
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Alexander Vershbow, përfaqësuesi më i lartë civil i SHBA-së në NATO përdori gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Letoni tone të ashpra. Rusia e zemëruar, revizioniste përpiqet me të gjitha për të rifituar ndikimin e saj në Evropë. Nën presidentin Vladimir Putin, Rusia po përdor një formë të re të "luftës hibride", e cila përfshin mes të tjerash, edhe kërcënimin ushtarak.
Dhe tri shtetet e vogla baltike e shikojnë këtë si një kërcënim real. Prandaj vështirë se në vende të tjera mund të dëgjosh fjalë kaq të ashpra kundër Rusisë sa këtu. Në takimin e ministrave të jashtëm në Rigë, ku ishte në rendin e ditës edhe politika e sanksioneve kundër qeverisë në Moskë, ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius kërkoi prej kolegëve të tij një qëndrim më të ashpër, duke pasur parasysh situatën e tensionuar në Ukrainë lindore.
Këtë javë, SHBA do të dërgojnë për manovra në vendet baltike 3000 trupa. "Vendosmëria Atlantike" quhet kjo manovër, një sinjal i qartë në drejtim të Moskës.