1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lirohen dy ushtarët italianë të rrëmbyer në Afganistan

24 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BirX

Në Afganistan, një komando e NATO-s liroi përmes një aksioni ushtarak dy ushtarët e rrëmbyer italianë të Trupës Ndërkombëtare ISAF. Këtë e konfirmoi ministri italian e mbrojtjes Arturo Parisi në Romë. Gjatë aksionit të dy ushtarët e rëmbyer u plagosën, njëri prej tyre rëndë. Ushtarët u transferuan në një spital, ndërsa njoftohet edhe për vrasjen e pesë rrëmbyesve. Italia ka në Afganistan rreth 2.200 ushtarë, të dislokuar në Kabul dhe në perëndim të vendit. Ndërkohë njoftohet se si pasojë e një shpërthimi në perëndim të Afganistanit u vranë dy ushtarë spanjollë dhe një përkthyes. Ndërsa në veri talebanët kanë vrarë 12 persona.