1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Linjë të ashpër ndaj Ukrainës në samitin e Vilnës

dpa/dw/PP29 Nëntor 2013

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së filluan në kryeqytetin e Lituanisë Vilnë takimin me krerët e shteteve dhe të qeverive të Partneritetit Lindor të BE-së.

https://p.dw.com/p/1AQHZ
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në takimin dyditor BE-ja dëshiron të thellojë dhe të konsolidojë më tej marrëdhëniet e saj me Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Në kuadrin e këtyre marrëveshjeve pritet p.sh. thjeshtësimi i regjimit të vizave me Azerbajxhanin dhe parafimi i Marrëveshjeve të Asocim-Stabilizimit të Gjeorgjisë dhe të Moldavisë me BE-në. Nën presionin e Moskës Ukraina ka refuzuar ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që kishte negociuar me Bashkimin Evropian, prandaj ajo nuk pritet të nënshkruhet në Vilnë, sikurse qe planifikuar.

Linjë të ashpër ndaj Ukrainës në samitin e Vilnës

Evropa po ndjek gjatë takimit në Lituani një linjë të ashpër ndaj Ukrainës. Kryeministri i Luksemburgut Zhan-Klod Junker kërkoi të enjten në Vilnius që të zgjidhet rasti i lideres së burgosur të opozitës Julia Timoshenko. Ai tha se presidenti ukrainas Viktor Janukoviç ka gjithashtu detyrim të ndërmarrë reformat e brendshme.

Ukraine Kiew Demonstration Opposition
Fotografi: Reuters

Por megjithë kritikat Bashkimi Evropian do ta mbajë të hapur derën për Ukrainën dhe rreth 45 milionë qytetarët e saj - kjo edhe për të ndihmuar opozitën.

Dera për Ukrainën e hapur

Pavarësisht qëndrimit negativ të Ukrainës, BE-ja mbetet e gatshme për një integrim më të afërt të kësaj ish-republike sovjetike, theksoi komisioneri i BE-së për politikën e fqinjësisë Stefan Fyle në kryeqytetin e Lituanisë Vilnë para fillimit të samitit të BE-së për Partneritetin Lindor. BE-ja është e gatshme për ta përgatitur përsëri nënshkrimin e marrëveshjes së asocimit, tha ai.

Para fillimit të takimit presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso dhe shefi i samitit të BE-së Herman Van Rompuy u takuan me presidentin e UkrainësViktor Janukoviç Janukoviç. Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaite tha se negociatat do të vazhdojnë "deri në minutën e fundit." Nëse Kievi do të ndryshojë megjithatë mendje dhe nëse marrëveshja me Ukrainën do të nënshkruhet, kjo do të bëhet e ditur pas takimit.

Merkel skeptike në lidhje me Ukrainën

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila merr pjesë gjithashtu në takim, u shpreh në samitin mbi Partneritetin Lindor të BE-së skeptike në lidhje me përfundimin e mundshëm të një marrëveshje asoccimi me Ukrainën: "Unë nuk kam asnjë shpresë se kjo do të ketë këtë herë sukses," tha Merkel në kryeqytetin e Lituanisë Vilnë. Në të njëjtën kohë ajo tha para një darkë me përfaqësues të BE-së dhe krerët e shteteve të gjashtë ish-republikave sovjetike se "dera është e hapur". Merkel dëshiron të takohet gjatë samitit Merkel për një bisedë idividuale edhe me presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç.

Deutschland Angela Merkel Bundestag Berlin 18.11.2013
Angela MerkelFotografi: Reuters

Presion nga opozita

Në Vilnë janë edhe shumë politikanë opozitarë ukrainas, që duan të bëjnë presion që Ukraina të ndjekë një kurs evropian. Ndër ta tilla është edhe kampioni i boksit Vitali Kliçko. Kliçko ngriti akuza të rënda ndaj presidentit ukrainas. "Janukoviçi ka frikë nga standardet evropiane, sepse ato do ta pengojnë atë të vazhdojë të plaçkitë vendin," thuhet në një deklaratë të 42-vjeçarit Vitali Kliçko.