1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lindner: Kemi nevojë për një Këshill Federal të Sigurisë

5 Shtator 2021

Christian Lindner, kreu i partisë liberale gjermane në opozitë (FDP) në një intervistë për DW akuzon Merkelin se asnjëherë nuk është kujdesur për Afganistanin. Ai kërkon edhe ndryshim të marrëdhënieve me Kinën e Rusinë.

https://p.dw.com/p/3zuKB
DW Interview BTW Christian Lindner
Fotografi: R. Oberhammer/DW

Për kreun e partisë liberale në opozitë, Christian Lindner në qeverinë aktuale gjermane ka kohë që nuk është treguar interes për konfliktin në Afganistan dhe njerëzit aty. Kreu i liberalëve gjermanë në intervistën për Deutsche Wellen para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani është shprehur kritik, se në të kaluarën Kancelaria Federale, Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes janë koordinuar shumë pak, për sa i përket misionit gjerman në Kabul.

DW Interview BTW Christian Lindner mit
Christian Lindner në intervistë me kryeredaktoren e DW, Manuela Kasper-ClaridgeJ dhe gazetarin Jaafar Abdul-Karim Fotografi: R. Oberhammer/DW

"Kemi nevojë tani për Këshillin Federal të Sigurisë"

Kjo duhet të ndryshojë, thotë Lindner. "Ne duhet të krijojmë në të ardhmen struktura të tjera në Gjermani. Jam i bindur, se kemi nevojë për diçka si Këshilli Federal i Sigurisë, ku mund të koordinohen dikastere të ndryshme aktive në politikën e jashtem në mënyrë institucionale, të shkëmbejnë të dhënat në nivelin më të lartë."

Edhe vetë kancelarja Merkel ka bërë gabime në lidhje me Afganistanin, theksoi Lindner. Merkeli si të thuash "e trashëgoi" misionin në Afganistan nga paraardhësi i saj, Gerhard Schröder dhe asnjëherë nuk e bëri atë temë të sajën. "Kur ka qenë Merkel për herë të fundit atje?", pyet Lindner në formë retorike. Vërtet vizita e kancelares Merkel tek Bundeswehri në Afganistan është zhvilluar para tetë vjetësh.

Christian Lindner shprehet në intervistë me Deutsche Wellen, se Gjermania ka një përgjegjësi të madhe për t'i marrë në Gjermani njerëzit veçanërisht të rrezikuar atje, si aktivistët e të drejtave të njeriut. Për këtë janë të nevojshme edhe bisedimet me talibanët, sipas Lindner. "Është për të ardhur shumë keq që nuk u arrit që në muajt e fundit të mundësohej në kohën e duhur evakuimi."

Më pak të butë kundrejt Kinës

DW Interview BTW Christian Lindner l Making Of
Fotografi: R. Oberhammer/DW

Nëse FDP pas zgjedhjeve parlamentare në Gjermani do të marrë pjesë në një qeveri të re, atëherë Lindner synon një ndryshim të politikës kundrejt Rusisë dhe Kinës. Lindner u shpreh në intervistë për DW, se para vizitës në Kinë në vitin 2019, kishte vizituar me vetëdije më parë Hong Kongun gjë që nuk i pëlqeu Pekinit. Politika e ardhshme ndaj Kinës për Lindner duhet të jetë më e vendosur, më pak e butë, se ajo në vitet e shkuara me kancelaren Merkel dhe qeveritë e saj." Konkretisht Lindner kërkon Marrëveshja e Investimeve e miratuar në bazat e saj mes BE dhe Kinës në fund të vitit 2020 të mos ratifikohet kështu si është. Me një shtet si Kina që shkel të drejtën ndërkombëtare dhe nuk plotëson kriteret minimale në çështjen e të drejtave të njeriut nuk duhet të kete një "edhe më tej kështu", tha Lindner.

Në lidhje me Rusinë, Lindner kërkoi që në të ardhmen sanksionet e vendosura kundrejt Moskës për shkak të aneksimit të Krimesë, në të ardhmen të orientohen më shumë kundrejt personave të caktuar që mbështesin "sistemin Putin", theksoi kreu liberal në intervistë me DW.

Wahlplakate Bundestagswahl 2021
Fotografi: Karina Hessland/imago images

Lindneri e do FDP-në në qeveri

Christian Lindner është 42 vjeç dhe me profesion konsulent sipërmarrjesh. Nga viti 2013 ai është kryetar i "Partisë së Lirë Demokratike", FDP, dhe në Bundestag kreu i grupit parlamentar. Në nëntor 2017 pas bisedimeve disa javore për koalicion të mundshëm me konservatorët (CDU/CSU) dhe Të Gjelbrit ai i ndërpreu ato papritur. Si pasojë u krijua koalicioni me bazë të gjerë mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve.

Lindner konsiderohet si i afërt me ekonominë. Ai shpesh ka përsëritur se më së miri do të donte të qeveriste me CDU dhe CSU, por një mazhorancë e tillë duket shumë e pamundur. Por Lindner ka kontakte të mira edhe më socialdemokratët dhe Të Gjelbrit. Për të flitet, se në një qeveri të ardhshme mund të marrë postin e ministrit të Financave.

 

Jens Thurau me kostum dhe kravatë duke parë në objektiv
Jens Thurau korrespondent politik i specializuar në politikën e mjedisit dhe klimës@JensThurau