1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"LiMo" - Letërsia moderne në muze

Silke Arning6 Qershor 2006

Presidenti Horst Këler hapi më 5 maj në Marbah Muzeun e ri të letërsisë moderne "LiMo". Si duhet të veprojë vizitori tek sheh që në muzeum janë ekspozuar vetëm libra?

https://p.dw.com/p/AsFH
Një nga sallat e "LiMo"-s në Marbah
Një nga sallat e "LiMo"-s në MarbahFotografi: picture-alliance/dpa

Në vendlinjen e Friedrih Shilerit, Marbah në Nekar, ndodhet krahas muzeut kombëtar Shiler edhe arkivi i letërsisë gjermane. Ky është institucioni qëndror në Gjermani për studimet shkencore mbi letërsinë e re gjermane qysh nga iluminizmi e deri tek letërsia bashkëkohore. Tani krahas muzeut klasik të Shilerit është ndërtuar edhe një godinë e re për muzeun "E letërsisë moderne" që shkurt quhet "LiMo".

Në një muzeum vizitori preferon të shohë sa më shumë e të lexojë sa më pak. Tabelat me tekste të gjata shpesh herë janë interesante vetëm për të apasionuarit për dijen. Por si duhet të veprojë vizitori tek sheh se në muzeum janë ekspozuar vetëm libra? Përfaqësuesit e muzeut të letërsisë moderne thonë, se vizitori ashtu si në çdo muzeum mund të shohë shumë dhe të lexojë pak.

38 vitrina me madhësinë e dollapit janë vendossur njëra pas tjetrës në katër radhë të gjata përmes sallës kryesore të veshur me panela të errëta në muzeun e letërsisë moderne. Këtu në katin përdhes të godinës së re gjen vepra që duhen mbrojtur prej dritës: janë 1.300 eksponate, që të bëjnë të kuptosh pafundësinë dhe pasurinë e arkivit të Marbahut. Një thesar, që zakonisht është i izoluar në magazinat nëntokësore. Ky arkiv ka fituar tashmë një profil të pastër.

Librat i prezantohen publikut, ashtu siç janë, vë në dukje Heike Gfrereis, drejtore e muzeut të letërsisë moderne: "Pra librat e ekspozuar nuk përmbajnë diçitura intepretimi mbi përmbajtjen e tyre. Nëse do të ish përdorur një formë e tillë ekspozimi do të kishte pasur edhe mundësi të tjera si pamje apo isntalime në audio. Por këtu gjithçka është ekspozuar puro, ashtu siç është në të vërtetë. Nuk ka asnjë zë, asnjë medium lëvizës apo diçka tjetër të ngjashme. Sepse rëndom ndodh që vizotori tërhiqet pas asaj që është e madhe, që është në lëvizje dhe që ka shumë ngjyra. Në këtë rast s´ia vlen të bësh të tilla instalime, kur pranë ke një dorëshkrim kaq të vlefshëm."

Modernia në letërsi nis përafërsisht me Niçen dhe Fontane (fundi i shekullit të 18-të) dhe përfudnon me letërsinë bashkëkohore. Të zhveshur dhe të pambrojtur janë ekspozuar dorëshkrimet dhe manuskriptet aq të vlefshme. Përshembull një letër e Teodor Fontanës, apo një poezi e Shnitclerit. Gjithçka e renditur me një kronologji rigoroze. Përballë një vitrinë tjetër dokumenton gjithashtu epoka kohore të zhvillimit të librit. Ndërsa në një tjetër vitrinë pasojnë përkushtimet dhe dëshmitë mbi jetën e autorëve. Të tregosh është lajtomitivi i muzeut të ri të letërsisë moderne, ndaj diçiturat e eksponateve janë kufizuar minimalisht vetëm tek mbiemri dhe viti i botimit.

Gfrereis thotë: "Ne natyrisht duam të arrijmë, që njerëzit ta shohin vërtetë objektin, dhe jo siç ndodh rëndom që vizitorët nëpër ekspozita përqëndrohen tek të dhëna të tilla: si titullohet vepra, kush e ka pikturuar atë? A është e rëndësishme kjo vepër? Duhet ta shoh atë patjetër? Pra gjithnjë bëhet një seleksionim paraprak, ndërsa këtu ne e kemi shmangur censurimin përmes diçiturave."

Nëse diksuh preferon të mësojë më shumë këtë mund ta bëjë duke përdorur udhëzuesin multi-medial të muzeumit. Në sallën e dytë të muzeumit mund të gjejnë veten jo vetëm studjuesit, por edhe të apasionuarit pas kompjuterit. Në këtë sallë mund të hulumtosh tekste të shkurtra. Salla më e vogël e ekspozitës është si një lojë në kompjuter për botuesit dhe të gjithë ata që merren me letërsinë, këtu ata kanë mundësi të kenë akses personal tek tekstet, librat dhe autorët.

Me muzeumin e ri ne mund t´i ofrojmë gjithçka miqve të letërsisë, mendon Ulrih Raulf, drejtor i arkivit të letërsisë në Marbah. Ai i fton të gjithë: "Ejani në Marbah, sepse këtu mund të shohësh bestseller-it e së djeshmes dhe letërsinë e madhe, mund gjesh librat e vegjël dhe të mëdhenj. Këtu mund të shohësh të gjithë jetën e letërsisë në një shekull me objekte fantastike, të çuditshme, prekëse, e ndonjëherë edhe tragjike, por që gjithmonë janë të vlefshme dhe të bukura. Pra kushdo që e do letërsinë, jo vetëm bestseller-it bashkëkohorë, duhet të vijë këtu."