Ligje më të mira për gratë në Evropë
10 Dhjetor 2008Feministet franceze ëndërrojnë jo vetëm për të drejta të njëjta për të gjitha evropianet, por edhe për shumë të drejta. Që prej 2006-ës ato kanë filluar me një tur evropian feminizmi dhe kanë mbledhur të gjitha ligjet e vendeve evropiane, që i japin grave të drejtat më të mëdha. Në pesë fusha i kanë ndarë ato ligjet, në planifikimin e lindjeve, të drejtën e punës, luftën kundër dhunës deri tek politika e familjes dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Rezultatet janë shkruar në 365 faqe dhe u publikuan majin e kaluar. Hapi tjetër do të jetë që propozimet të hidhen për diskutim në nivel evropian.
Me ligje shembullore në mbrojtje të grave janë pajisur të gjitha vendet evropianoveriore, por kryesisht vendet skandinave. Këtë e tregon një krahasim në nivel evropian, që ka bërë Gisèle Halimi dhe bashkëpunëtoret e saj. Me ligje të veçanta shfaqet Spanja, e cila ka aprovuar një paketë masash të pakrahasueshme në gjithë Evropën, në mbrojtje të qytetareve nga dhuna e burrave. Këto ndodhen në listën e ligjeve që aktivistet franceze duan t`i fusin në Bashkimin Evropian. Lista përmban gjithsej 14 ligje nga nëntë vende.
Violaine Lucas, koordinatore e projektit „Pakti për evropianen me të drejtat më të mëdha", përmend shembuj: Në plan të parë për ne është e drejta e grave që të vendosin vetë për të bërë ose jo fëmijë. Shembull të mirë për këtë tregon ligji danez. Ai e bën shpjegimin e seksit lëndë të detyrueshme në shkolla për të gjithë fëmijët, pas moshës 10 vjeçare. Shembull të mirë paraqet edhe ligji hollandez, i cili siguron përdorim të lirë të mjeteve mbrojtëse. Dhe ligji suedez, i cili i jep 18 javë në dispozicion çdo gruaje për të vendosur që t`i japë fund shtatzanisë së padëshiruar. Këto tre ligje duhet t`i gëzojnë të gjitha evropianet.
Në listën e tyre, është përfshirë edhe një ligj nga Lituania. Ai i ofron grave mbrojtjen më të mirë nga ngacmimet seksuale në vendin e punës. Ose ligjet belge që kërkojnë pjesëmarrjen e gruas në politik. Por kjo tufë ligjesh i shërben jo vetëm vendosjes së një linjeje për diskutimin e përgjithshëm në nivel evropian. Rasti i parë për këtë u dha para pak ditësh në një takim të madh të Gisèle Halimi në Paris, ku morrën pjesë pothuajse të gjitha vendet e BE-së.
Të gjithë pjesëmarrësit u treguan optimistë nga pakti për evropianen me të drejtat më të mëdha. E qartë u bë po ashtu se në gjithë Evropën ekziston nevoja e përcaktimit të koncepteve, si përshembull : çfarë është „dhuna kundër grave" ? Dhe në workshope u përpunuan kërkesa inovative, thotë gazetarja italiane, Lucciana Castellina. "Gjatë diskutimeve për temën e të drejtës së punës ne vendosëm që të fusim një instrument me anë të të cilit të mund të maten cilat efekte kanë kushtet e punës tek gratë. Diçka e ngjashme ekziston sot për mbrojtjen e ambientit."
Të drejta të njëjta për të gjitha evropianet, ky projekt zgjon shpresa të mëdha, thotë Monika Gasiorowska. Avokatja polake arriti në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut një fitore spektakolare kundër qeverisë së saj. Procesi arriti në titujt kryesorë në gjithë Evropën. Klientja e Gasiorowskas kishte kërkuar një abort për arsye shëndetësore, sepse shtatzania i dëmtonte aftësinë për të parë. Asaj nuk ju lejua të abortonte dhe humbi shikimin. Ajo akuzoi Poloninë para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut dhe morri të drejtën. Avokatja, Monika Gasiorowska: "Pakti për evropianen me të drejta më të mëdha, do ta kishte ndihmuar shumë polaken. Shumë vjet me rradhë, aborti ka qenë legal në Poloni, por me kalimin e kohës filloi të bëhet gjithnjë e më e vështirë, të bëje një ndërprerje të shtatzanisë. Para pak kohësh një projektligj për mbarsjen artificiale shkaktoi diskutime të forta, sespe ai thoshte se vetëm gratë e martuara duhet të kenë të drejtën e mbarsjes in-vitro. E thënë shkurt, në të drejtat e grave Polonia ndodhet në të gjitha fushat në minus. Por nëse arrihet pakti i evropianes me të drejta më të mëdha, atëherë shoqëria jonë mund të tregojë se është në gjendje që të ofrojë më shumë të drejta për gratë dhe që ndryshimi i mentalitetit është i mundshëm. Kështu do të zvogëlohej edhe numri i rasteve që përfundojnë në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut."
Në dy vjet punë bindëse, Halimi ka fituar të marrë përkrahjen e shumë prominenteve si Margot Wallström, zëvendëspresidenten e Komisionit të BE-së. Vërtet që Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë kaq lehtë tufën e ligjeve, sepse shumë ligje janë kompetencë e vendeve dhe jo e BE-së. Megjithatë ka mjete në gjithë Evropën për të futur më shumë të drejta për gratë. Për shembull nëse dy ose tre vende bien së bashku dakord për futjen e katalogut të masave, dhe vendet e tjera i pranojnë po ashtu. Një rrugë tjetër ëhstë një peticion evrpian. Duhen 1 milionë vota në mënyrë që një temë të futet në axhendën politike të BE-së. Wallström është e sigurt se nëse ekziston vullneti politik gjendet edhe rruga. Një rast i mirë për të forcuar vullnetin politik, ofrojnë sipas mendimit të saj zgjedhjet e reja të Parlamentit të BE-së qershorin e ardhshëm. "Është shumë e rëndësishme që të mobilizojmë gratë. Në mënyrë që ato të shkojnë të zgjedhin. Në mënyrë që të zgjidhen më shumë politikane femra, dhe që në parlamentin e BE-së të ketë më shumë femra. Dhe gratë mund të kujdesen që tema për më shumë të drejta grash të futet në programet e fushatave zgjedhore."
Socialistët belgë e kanë futur paktin për evropianen me të drejta më të mëdha në fushatën e tyre zgjedhore. Grupe të tjera evropiane që nga e majta deri në të djathtë mund të bëjnë të njëjtën gjë. Për këtë rrahin daullet Gisèle Halimi dhe shoqata e saj.