1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Librat e Enverit kanë përfunduar në sirtarët e Stasi-t

Aida Cama30 Shtator 2007

Ambasada shqiptare në RDGJ, është marrë në vitet '80 me shpërndarjen e materialeve propagandistike në Gjermani. Në shumë raste materialet propagandistike që vinin nga Shqipëria përfundonin në duart e Stasi-t.

https://p.dw.com/p/BlOM
Kopje e veprave të Enver Hoxhës që ndodhen në Arkivat e Stasi-t
Kopje e veprave të Enver Hoxhës që ndodhen në Arkivat e Stasi-tFotografi: Aida Cama

Ambasada shqiptare është marrë edhe me mbledhjen e informacioneve në rrugë jozyrtare. Këtë e tregon një dokument që gjendet sot në arkivat e Stasi-t. Dokumenti me nr. 22854 është shkruar nga Kapiteni Becker, i cili ka hedhur në letër ato çka i ka treguar IMB me pseudonimin "Runge" (bashkëpunëtor jozyrtar për përpunimin e personave të dyshuar si armiq). Dokumenti që mban datën 6 shkurt 1985 tregon se "Runge" ka raportuar se ambasadori i ambasadës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Republikën Demokratike Gjermane ka treguar interes të madh për marrjen e informacioneve mbi aktivitetet e anëtarëve të Byrosë Politike të SED (Unionit Socialist Gjerman- Partia në pushtet) të cilat nuk publikohen në shtyp. Po ashtu ai ka kërkuar që për marrjen e informacioneve të tilla të përdoren edhe rrethet e miqve. Burimit i është kërkuar po ashtu të përpunojë informata për rolin dhe pozicionimin e kishës në RDGJ dhe për temën e "Kisha si mbulesë për grupe të ndryshme opozitare". Këto informacione ai duhet t`ja dorëzojë ambasadorit shqiptar deri në shkurt të 1985-ës.

Dokumente të Stasi-t për Shqipërinë
Dokumente të Stasi-t për ShqipërinëFotografi: Aida Cama

Një dokument tjetër është shkruar po ashtu nga kapiteni Becker, por ai përmban informata të dhëna nga IMS me pseudinimin "Pit" (bashkëpunëtor jozyrtar për sigurimin e objekteve). Në të thuhet se "nga një burimi besueshëm u mësua se gjatë një bisede me një diplomat shqiptar në ambasadën e RPSSH në RDGJ (Gjermania lindore) është treguar interesim për këto informacione: si punon SED? çfarë detyrash kryejnë drejtuesit e rretheve dhe qarqeve të SED për përmirësimin e kushteve të punës dhe organizimit të saj, çfarë pengesash shfaqen në arritjen e rendimenteve në ndërmarrje dhe si ndikon partia për mënjanimin e tyre, çfare roli luajnë partitë e bllokut, a kanë ata komitete nëpër ndërmarrje? Më tej janë bërë pyetje për marrëdhëniet midis RDGJ dhe RFGJ. Diplomati shqiptar ka shprehur mendimin se për udhëheqjen shqiptare çështja gjermane është e mbyllur.

Stasi-Akten Albanien
Dokumente të Stasi-t për ShqipërinëFotografi: Aida Cama

Që ministria e sigurimit të shtetit, Stas-i ka mbajtur shumë mirë evidenca për aktivitetet jodiplomatike të diplomatëve shqiptarë në RDGj e tregon edhe një dokument tjetër i datës 30 tetor 1980. Ai bën fjalë për shpërndarjen e materialeve politike propogandistike. Në datën 25 tetor punonjësi drejtues i ambasadës së RPS të Shqipërisë në RD Gjermane i shoqëruar nga shoferi dhe gruaja e tij kanë vizituar një nga bashkëpunëtorët tanë në shtëpinë e tij. Vizita nuk ka qenë e paralajmëruar dhe është zhvilluar në orët e para të mbrëmjes. Gjatë vizitës personi...i ambasadës i ka dhënë bashkëpunëtorit tonë veprën më të fundit të kryetarit të PPSH, Enver Hoxha drejtuar kundër Bashkimit Sovjetik dhe bashkimit të vendeve socialiste, "Hrushovianët", Kujtime, botuar nga Instituti i Studimeve Marksiste Leniniste, në shtëpinë botuese "8 nëntori" Tiranë 1980, për ta studiuar vetë dhe për ta shpërndarë mes qytetarëve të RDGJ dhe Bashkimit Sovjetik si dhe pjesëtarëve të Ushtrisë sovjetike në zonën e Kotbusit. Kështu ai ka marrë 17 exemplarë në gjuhën gjermane dhe 15 exemplarë në gjuhën ruse. Njëkohësisht ai ka marrë revistën "Shqipëria e re" numrin 3- të i vitit 80 në gjuhën ruse dhe gjermane (nga 10 ekzemplarë për secilin). Punonjësi i ambasadës ka paralajmëruar se do të sjellë ekzemplarë të tjerë të "Hrushovianë-ve" në gjuhën franceze dhe atë spanjolle për tja shpërndarë ato qytetarëve të huaj, për shembull atyre algjerianë.

Poster i Partisë Komuniste Gjermane, viti 1948. Dikur kjo parti nxirret nga ligji.
Poster i Partisë Komuniste Gjermane, viti 1948. Dikur kjo parti nxirret nga ligji.Fotografi: DHM

Nga biseda me bashkëpunëtorin tonë diplomati donte të merrte informacione se si kanë reflektuar qytetarët e RD Gjermane ndaj ngjarjeve të Polonisë. Thëniet e bashkëpunutoërit tonë se shumë punëtorë janë bërë agresivë dhe kritikë, u pranuan nga diplomati. Ai vetë përfaqëson mendimin zyrtar të PPSH sipas të cilës revoltat në Rep.Pop. Polonisë kanë shumë "përmbajtje pozitive" por ato keqpërdoren nga fuqitë imperialiste për qëllimet e tyre agresive.

Diplomati u vu në dijeni nga punonjësi ynë se anëtarët e KPD- Partisë Komuniste Gjermane kanë nxjerrë një urdhëresë që të kufizojnë vizitat në ambasadën e RPSSH për të shmangur rënien në sy të organeve të sigurimit të DDR.

Dokumenti shoqërohet nga një tjetër që tregon për masat e marra menjeherë:

  1. bashkëpunëtorit tonë i merren materialet e dhëna,
  2. në bashkëpunim dhe koordinim me Kotbusin, Sektorin II (Hauptverwaltung Aufklärung) do të merren masa të fshehura që të mënjanojnë shpërndarjen e revistave,
  3. vlerësimin analitik të librit "Hrushovianët",
  4. dorëzimin e informacioneve tek shoku ministër.