1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Libra kundër moçalit të medias

ZIlke Bartlik21 Mars 2006

Mbyllet panairi i librit Lajpcig 2006. Rekord i ri vizitorësh

https://p.dw.com/p/AsGL
Një vizitore e panairit duke lexuar
Një vizitore e panairit duke lexuarFotografi: AP

Panairi i Librit në Lajpcig shënoi këtë radhë rritje të dukshme në numrin e vizitorëve. Është panairi i dytë për nga madhësia në Gjermani, pas atij të Frankfurtit. Afro 126 mijë vetë u informuan për të rejat e fundit në tregun e librit. 2.162 shtëpi botimi, nga 36 vende të ndryshme të botës merrnin pjesë në të.

Afro 52.000 vetë erdhën vetëm në dy ditët e para të panairit më 16 dhe 17 mars. Por vërshimi kryesor ishte gjatë fundjavës, ku hyrja ishte falas. Panairi po rritet më shpejt se tregu i librit, si për nga numri i ekspozuesve ashtu edhe për nga numri i librave. Kjo i ka kaluar të gjitha parashikimiet, thotë Volfgang Marszin, kryetar i drejtorisë së Panairit të Lajpcigut.

Që nga viti 1990 Rajnhold Jopih nga shtëpia botuese e Këlnit "Kiepenhauer und Witsch" është ekspozues i rregullt: "Kjo dëshmon që Lajpcigu ka një koncept të mrekullueshëm, që hapet si një libër, e që vazhdon ta ketë librin dhe shkrimtarin në qendër të vëmendjes," – thotë ai.

Organizatorët u munduan ta dëshmonin atë me letërsi me ambicie politike nga Evropa qendrore dhe Lindore si edhe me një numër shumë të madh autorësh të rinj gjermanë, me forumin e librit auditiv dhe afro 1.800 aktivitete të programit shoqërues "Lajpcigu lexon". "Ky ishte me të vërtetë panairi i lexuesit," thotë Jyrgen Holcapfel nga shtëpia e botimit Tessloff-Verlag.

Pikat kulmore të aktiviteteve, krahas nderimit që iu bë autorit urkainas, Juri Andruhoviç me çmimin për "Mirëkuptimin evorpian 2006" ishin edhe çmimet e "Librit të Lajpcigut" për letërsi artistike në adrsë të "Ilja Trojanovit" si edhe Franc Shuh për letërsi shkencore. Ragni Maria Gshvend fitoi një çmim për përkthim in e romanit të Antonio Morecos.

Edhe një nga mjeshtrit e vjetër të lirikës moderne gjermane Gynter Kynert u tregua i mrekulluar nga panairi: "Siç e shikoni, këtu ka një numër të madh lexuesish. Nuk mund të thuhet që kaq shumë njerëz vazhdojnë të kenë interes për librin. Si skepitk i vjetër, unë them që është ngushëlluese të shohësh një interesim kaq të madh. Shpresoj që do të zgjasë më shumë se panairi i librit. Pa lexime, pa libra ne zhytemi në moçalet e mediave të padurueshme. Pra të lexojmë libra, këtë e kërkoj unë!"