1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Libani vlerëson mundjen e grupit Fatah al Islam

3 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/Bb52
Kryeministri libanez Fuad Siniora e cilësoi marrjen e ngulimit të refugjatëve Nahr al Bared, për të cilin u luftua për muaj me radhë, si një fitore të madhe ndaj terrorizmit. Në një fjalim televiziv, Siniora paralajmëroi njëkohësisht rindërtimin e kampit të refugjatëve. Dje u vranë në luftime me përkrahës të grupit ekstremist palestinez 'Fatah al Islam' më shumë se 30 ekstremistë. Ndër ta, sipas forcave libaneze të sigurisë ka qenë edhe udhëheqësi Shaker al Abbsi. Islamistët kishin zënë pozicione në kampin e refugjatëve që në 20 maj duke sulmuar prej andej ushtrinë libaneze. Fatah al Islam kategorizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si organizatë terroriste që mban lidhje me rrjetin Al Kaida.