1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Laschet me program veprimi të menjëhershëm pas fitores

13 Shtator 2021

Kandidati i CDU/CSU për kancelar, Armin Laschet paraqet sot një program veprimi të menjëhershëm në rast të fitores në zgjedhje.

https://p.dw.com/p/40G1M
Nürnberg, Bayern | Armin Laschet beim CSU Parteitag
Fotografi: Wolfgang Rattay/Reuters

Kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet e Bundestagut, kandidati i CDU/CSU për kancelar Armin Laschet tani po prezanton të ashtuquajturin programin të veprimit të menjëhershëm: në katër faqe, ai përshkruan hapat e parë politikë që do të ndërmarrë një qeveri e udhëhequr prej tij pas fitores në zgjedhje.

Sipas medieve, ndër to revistës së njohur Der Spiegel, programi i menjëhershëm përmban shumë nga kërkesat e programit zgjedhor të CDU/CSU prej 139 faqesh, por edhe disa ide të reja dhe më konkrete.

"Menjëherë pas marrjes së detyrës, ne do të zbatojmë gjashtë pako masash të menjëhershme", thuhet në parathënien e programit. Paketat lidhen me temat e familjes, sigurisë, përshpejtimin e miratimeve, mbrojtjen e klimës, ndihmën dhe bizneset e vogla dhe të mesme.

Kreu i CDU-së premton, ndër të tjera, të bëjë ulje taksash për punonjësit me të ardhura të vogla dhe të mesme. Programi i menjëhershëm thotë, "për këtë qëllim, ne do të rrisim shumën aforfe të punonjësve në 1250 euro."

Gjithashtu ka plane për të rritur kompensimet financiare për fëmijët.

Nürnberg, Bayern | Armin Laschet beim CSU Parteitag
Fotografi: Wolfgang Rattay/Reuters

Përveç kësaj, CDU dhe CSU premtojnë më shumë para për prindërit që rrisin të vetëm fëmijët. Familjeve do t'u jepet më shumë liri kur blejnë shtëpitë përmes shumës së patatueshme në tatimin e blerjes së tokës.

Në fushën e sigurisë së brendshme, CDU/CSU premtojnë të përmirësojnë mbikëqyrjen me video në hapësirat publike- në mënyrë më specifike, ata tani duan të instalojnë një mijë kamera të reja çdo vit në stacionet e trenave.

Në fushën e mbrojtjes së klimës, Lascheti jep siguri që investimet në teknologjitë e duhura të jenë më të zbritshme nga taksat. Pronarët e shtëpive do të marrin kredi pa interes nëse ndërtojnë sisteme diellore.

Lufta kundër ndryshimit të klimës është një nga temat qendrore të fushatës zgjedhore të konservatorëve. CDU dhe CSU po paraqesin një propozim të ri për të ashtuquajturën aleancë transformimi. Kjo aleancë do të ndjekë"së bashku me biznesin, sindikatat, komunitetin shkencor dhe shoqatat mjedisore rrugën për t'u bërë një vend i industrializuar neutral ndaj klimës". Përveç kësaj, CDU/CSU dëshiron të zbatojë drejtpërdrejt kërkesat e njohura tashmë, për një program promovimi të çative diellore përmes një kredie pa interes nga Banka Gjermane për Zhvillimin (Kreditanstalt für Wiederaufbau). Edhe investimet në teknologjitë për klimën gjithashtu do të bëhen të zbritshme nga taksat.

Linjat e reja të energjisë elektrike dhe linjat hekurudhore do të ndërtohen më shpejt, duke shkurtuar procedurat e miratimit.

Si pjesë e të ashtuquajturës paketë përshpejtimi, një temë e preferuar e kandidatit kancelar Laschet, CDU dhe CSU tani premtojnë një "procedurë të shpejtë miratimi" për linjat e energjisë, linjat hekurudhore dhe projekte të tjera të qëndrueshme.

CDU/CSU duan të forcojnë shkollimin profesional. "Ne do të kujdesemi që shkollimi për të marrë titullin Mjeshtër artizan të bëhet falas", thuhet në programin e menjëhershëm sipas Spiegel. Qëllimi është që arsimi profesional të bëhet më tërheqës përballë arsimit akademik.

aud (spie, infr)