Landi midis detrave - Shlesvig-Holstajn
8 Qershor 2008Lidhjet daneze
Për 400 vjet me rradhë historia e këtij landi ka qenë e lidhur ngushtë me atë të familjes mbretërore daneze. Edhe sot në veri të landit jetojnë 50 mijë danezë. 2,8 milionë banorët e Shlesvig- Holstajnit e fitojnë bukën kryesisht në sektorin e shërbimeve.
Turizmi i ishujve
Turiqmi është një sektor që luan rol të madh në këtë land të mbushur me ishuj dhe brigje detare. Në dekadat e fundit Shlesvig - Holstajn është kthyer nga një vend agrar dhe prodhues varkash në një vend të industrisë me teknologji të lartë. Të rëndësishme janë sektorët e mjekësisë, energjisë dhe teknikës së ambientit, ekonomia maritime, teknologjia informacionit dhe prodhuesit e lëndëve ushqimore.
Tomas Mani mund të zum Anfasen
Shlesvig - Holstajn ofron mundësira edhe në fushën e kulturës. Në Lybek mund të vizitohet shtëpia e Buddenbrook-ëve, për të cilën tregohet në veprat e shkrimtarit nobelist Tomas Man dhe vëllait të tij Hajnrih Man. Festivalet muzikore dhe të filmit tërheqin shumë publik në muajt e verës
Informacione për Shlesvig - Holstajn:
Popullsia : 2,8 milionë banorë
Sipërfaqja: 16000 kilometra katrorë
Faktor i rëndësishëm ekonomik: Sektori i shërbimeve
Kryeqyteti: Kili
Data e themelimit :12 qershor 1946 (Pranimi i Kushtetutës provizore) Faqja zyrtare e internetit : http://www.schleswig-holstein.de