"Europa nё pjesёn mё tё madhe njё projekt elitash"
9 Tetor 2018Deutsche Welle: Zoti Lambertz, Ju tё martёn mbani njё fjalim lidhur me gjendjen e unionit, qё duket tё jetё relativisht e keqe. P.sh. populizmi i djathtё ёshtё nё avancim. Çfarё nuk ka shkuar mbarё nё BE?
Karl-Heinz Lambertz: Europa ёshtё dhe mbetet njё ndёr arritjet mё tё mёdha tё gjysmёs sё dytё tё shekullit tё 20 dhe nё fakt tani do tё duhej tё jetohej nё fazёn kulmore tё entuziazmit europian. Por ne nuk e bёjmё kёtё. Çfarё nё fakt nuk ka shkuar mbarё? Besoj qё ka dy anё. Sё pari ka Europa njё sёrё problemesh emergjente që nuk i ka vёnё nёn kontroll. Ndёr tё tjera edhe sepse nuk ёshtё e pёrgatitur sa duhet pёr to. Ne jetojmё ende shumё tё lidhur me kohёn e unanimitetit, qё kemi mundur ta praktikojmё me gjashtё apo dymbёdhjetё vende anёtare, por qё sot me 28 nuk e arrijmё dot mё. Dhe sё dyti edhe nё shumё fusha ne kemi pёrjetuar, qё referimi me qytetaret dhe qytetarёt nuk ёshtё realizuar ashtu si do tё duhej tё ishte.
Ju mendoni, qё kjo ёshtё njё arsye pёr populizmin e djathtё nё rritje?
Kjo ёshtё njёra ndёr arsyet pёr kёtё. Europa ka qenё dhe ёshtё nё pjesёn mё tё madhe njё projekt elitash, qё nuk arrin mjaftueshёm tek njerёzit, sepse mendohet shumё nё flluskёn Bruksel, Strazburg dhe Luksemburg. Vajtja nё rajone e komuna ёshtё e vetmja mёnyrё pёr tё diskutuar nё vend me njerёzit, se si mund tё konceptohet e ardhmja e Europёs dhe se ҁfarё ёshtё pёr ta e rёndёsishme. Vendimin e fundit pёr tё ardhmen e Europёs e marrin qytetaret dhe qytetarёt pёr veten e tyre.
Por si duhet bёrё kjo? Presidenti francez Macron p.sh. pёrpiqet duke bёrё ture nё Europё qё tё hyjё nё dialog me qytetarёt. Merkel pёrpiqet gjithashtu, por kjo nuk ndihmon. Çfarё bёjnё ato gabim?
Ka ndёrkohё njё lloj inflaconi tё dialogjeve me qytetarёt. Bёhet shumё pёr kёtё. Por ndoshta duhet menduar parimisht njё herё, se ҁ'po bёjmё. Unё besoj, qё njё dimension i rёndёsishёm ёshtё, qё tё dialogohet pra edhe tё dёgjohet dhe jo vetёm tё jepen mesazhe. Nёse njerёzve, qё marrin pjesё nё dialogun me qytetarёt, nuk marrin motivacion dhe atyre nuk u jepet feedback, atёherё e gjitha nuk ka dobi.
Ju thatё, qё BE-ja ёshtё njё projekt elitash. A janё Macron, kancelarja Merkel, presidenti i Komisionit Juncker a janё pjesё e kёsaj elite? Dёgjojnё ata se ҁfarё i preokupon vёrtetё njerёzit nё rajon?
Unё besoj, qё nuk mund tё verbёrohesh nёse qendron nё krye tё njё qeverie apo tё Komisionit tё BE. Por i gjithё sistemi ёshtё ndёrtuar nё mёnyrё tё tillё, qё situata nё bazё nuk vendoset sa duhet nё fokusin qendror. Unё kam pёrjetuar shpesh shumё nёpunёs tё menҁur tё Komisionit tё BE-sё nё njё raund kryebashkiakёsh, tё cilёt janё politikanё me pёrvojё dhe shpjegojnё, se si duhet tё administrohet si duhet njё qytet. Por kur e dёgjojnё kёtё ata acarohen, ndaj duhet njё komportim ndryshe. Europa ka njё preferencё tё madhe pёr detajet, pёr tё mos thёnё qё ёshtё e fiksuar ndonjёherё pas detajeve, qё ёshtё tёrёsisht kundёrproduktive. Europa duhet tё pёrqendrohet nё ҁёshtje, ku nevojiten zgjidhje europiane. Hapёsira e veprimit pёr temat kombёtare dhe rajonale duhet tё bёhet mё e madhe.
Njё ndёr shqetёsimet kryesore tё njerёzve kur ёshtё fjala pёr migracionin duket tё jetё frika nga humbja e identitetit. A mund tё ndihmojё BE-ja nё kёtё drejtim? Duket tё jetё njё tendencё nё shumё vende tek kthimi nё nacionalizёm dhe nuk spikat njё identitet europian.
Identiteti europian nuk ёshtё diҁka qё tё zёvendёsojё atё qё qё ekziston. Identitet europian do tё thotё, ta gjesh atё nё nivel rajonal dhe kombёtar, gjё qё ne e kemi tё pёrbashkёt dhe me tё cilёn ne e bёjmё tё aftё pёr tё ardhmen kontinentin tonё, qё ёshtё njё ndёr mё tё vegjёlit nё botё dhe me dendёsinё mё tё madhe tё kufijve shtetёrorё. Diversiteti ёshtё pasuri - nёse nuk zhytet nё kaos ose nёse nuk keqpёrdoret, pёr tё zhvilluar armiqёsi dhe pёr t'i nxitur njerёzit kundёr njeri-tjetrit e pёr tё ngjallur e pёrhapur mё tej frikёn.
Nёse shqetёsimin mё tё madh tё tyre ata duhet ta kthejnё nё njё kёrkesё, atёherё ҁfarё ndodh?
Unё besoj qё politika e Europёs duhet ҁuar mё pranё asaj qё ndodh nё rajone. Pёr mua kryebashkiaku ose kryeministri ёshtё njё politikan europian po aq i rёndёsishёm sa edhe deputetёt europianё ose presidenti i Komisionit. Kjo duhet pёrmirёsuar. Nё rast tё kundёrt ne duhet tё zgjidhim njё sёrё problemesh, qё ndodhen nё tryezё. Njё problem i madh, qё Europa nuk ka pёrparuar, ёshtё problemi social. Shtylla sociale e politikёs sё Europёs ka mbetur prapa.
Komisioni Europian i Rajoneve ёshtё asambleja e pёrfaqёsuesve komunal dhe rajonalё tё BE-sё. Karl-Heinz Lambertz ёshtё qё nga viti 2017 president i kёtij komisoni konsultativ. Mё parё politikani socialdemokrat ka qenё pёr 15 vjet kryeministёr i komunёs gjermanofone nё lindje tё Belgjikёs.