1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lajmërohen shenja jete nga gjermani i rrëmbyer në Afganistan

23 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BX3r
Janë dhënë shenja jete për gjermanin 62 vjeçar, të rrëmbyer para pesë javësh në Afganistan. Kanali televiziv i Kölnit RTL njoftoi për një incizim ku pengu gjerman sqaron në gjuhën gjermane dhe angleze se ndodhet në 3000 metra lartësi në kodrat afgane. Së bashku me të nga talebanët kanë kindapuar edhe disa afganë. Autoritetet gjermane në bashkëpunim të ngushtë me ato afgane po vazhdojnë përpjekjet për lirimin e pengjeve.