Këshilli i Sigurimit refuzoi propozimin e SHBA
15 Gusht 2020Vetëm 2 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e dhanë votën në një video-konferencë për tekstin e rezolutës së SHBA, bëhet e ditur nga KS i OKB-së. Kundër votuan Kina dhe Rusia. 11 shtete, mes tyre Gjermania, Franca, Britania e Madhe abstenuan. Krahas SHBA, ishte Republika Dominikane që dha votën për projektrezolutën. SHBA që në Këshillin e Sigurimit të OKB janë mjaft të izoluar në politikën ndaj Iranit, kishin kërcënuar në rast mosmiratimit të propozimit të tyre, se do ta shfuqizojnë plotësisht marrëveshjen atomike me Iranin.
Mike Pompeo: Dështim
Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo bëri fjalë gjatë një vizite në Vjenë për një "dështim” të instancës ndërkombëtare të angazhohet e vendosur për paqen botërore dhe sigurinë. Në Varshavë të shtunën, Pompeo e quajti gabim serioz moszgjatjen e pakufizuar të embargos kundër Iranit.
Kurse Irani e përshëndeti vendimin e KS. "Asnjëherë në historinë 75 vjeçare të Kombeve të Bashkuara, SHBA nuk ka qenë kaq e izoluar”, shkroi ministri i Jashtëm i Iranit, Abas Musaui.
Sfondi i grindjes është përfundimi i embargos aktuale kundër Iranit në tetor. Gjermania, Franca, Britania e Madhe janë parimisht për zgjatjen e saj, por synojnë një embargo me afat. Uashingtoni planifikon masa të tjera të ashpra. Amerikanët mund të vënë në përdorim mekanizmin e ashtuquajtur, snapback, në "ditët e ardhshme”, si flitet, me të cilin shtete të caktuara mund të ashpërsojnë masat kundër shkeljeve iraniane dhe me këtë të arrijnë në fund edhe vendosjen e të gjitha sanksioneve ndërkmbëtare nga koha para marrëveshjes atomike, pa u penguar nga një veto e vendeve të tjera anëtare.
Për shkak se qeveria e Trumpit u largua nga marrëveshja atomike me Iranin, është e debatuar, nëse ato kanë të drejtë ta përdorin mekanizmin "snapback”. Aktualisht ndalimi i tregtisë së armatimeve kundër Irait, pas 13 vjetësh përfundon më 18 tetor. Kjo u përcaktua në grupin 5+1, SHBA, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania me marrëveshjen atomike me Iranin.
la/qu/mak (dpa, afp, rtr)