Për këshillin e integrimit në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW) mund të votojnë të gjithë qytetarët nga mosha 16 vjeç dhe me vendbanim prej të paktën një viti në komunën përkatëse. Landi i NRW-së me mbi 17 milionë banorë është landi më i madh në Gjermani, 29.3% e tyre kanë prejardhje nga ndonjë vend tjetër. Që nga 2013 Këshilli i Integrimit përfaqëson migrantët në çdo qytet të landit.