1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një punë e lodhshme, por që shpërblehet

Kate Hairsine / Elona Elezi27 Korrik 2012

Tërheqja dhe copëzimi i shkëmbinjve - puna e zakonshme e gërmuesve në gropën Mesel në Gjermani. Shpërblimi - gjetja e fosileve më të ruajtura në botë.

https://p.dw.com/p/15f5j
Fotografi: Senckenberg Forschungsinstitut

Pas kyçjes së një porte sigurie prej hekuri paleontologia Sonja Wedmann e drejton automjetin e saj drejt një rruge me gunga. Ajo të çon në fundin e gropës Mesel. Me fosilet e saj 48-milionë vjeçare, Mesel është një nga zonat më të pasura me fosile në botë. Është me shumë mundësi vendi më i mirë, nëse doni të kuptoni periudhën e quajtur Eocene, kur gjitarët filluan të zhvilloheshin pas zhdukjes së dinosaurëve.

Kur drejtohemi drejt gropës, Wedmann tregon grumbujt e mbetjeve të shkëmbinjve të lëna pas nga shekulli i qymyrit dhe i naftës. Shfrytëzimi i minierave u ndalua në Mesel në vitin 1970 dhe minierat e papërdorura ishin planifikuar të ktheheshin në depo mbeturinash. Por pas një konflikti të gjatë dhe të hidhur mes komunitetit shkencor dhe banorëve të zonës, ai u bë një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1995 dhe tashmë mbrohet ekskluzivisht si vend për kërkimin e fosileve.

Messel Grube
Fotografi: DW/K.Hairsine

Wedmann e parkon furgonin e saj pranë një grupi gërmuesish fosilesh nga Instituti i Kërkimeve Senckenberg. Ata kanë punuar fort që nga ora 7 e mëngjesit.

I veshur me paliçeta të gjera blu me baltë dhe me çizme të forta pune, përgatitësi i fosileve Bruno Zehr qëndron në një dalje të pjerrët të zonave naftëmbajtëse. Ai e përdor lopatën e tij për të larguar copëzat e shkëmbinjve nga shtrati i tyre, për t´i futur më pas ato në karrocat e kolegëve. Me t´u mbushur karrocat, gjuetarët e fosileve ulen në karrige plastike, duke hequr shtresën e hollë të sedimenteve me thika kuzhine me dorezë të verdhë. Ajri është i mbushur me tingujt e naftës, që bien në tokë.

Messel Grube
Studieusit në MeselFotografi: DW/K.Hairsine

Varri ujor

Mesel është afërsisht 35 kilometër në jug-lindje të Frankfurtit në Gjermaninë Qendrore. Ajo u formua kur një erozion vullkanik i fuqishëm krijoi një krater, që e mbushi me ujë, duke krijuar më pas një liqen të thellë. Dhjetëra mijëra specie bimësh dhe kafshësh të ruajtura – nga zambakët e ujit e deri tek brumbujt, lakuriqet e natës, iriqët dhe krokodilët – janë gërmuar nga shtresat e sedimenteve, sapo formuan shtratin e liqenit të lashtë.

"Imagjinoni burimin e naftës, si një libër të mbyllur, ku faqet janë mbërthyer së bashku", thotë Zehr në momentin, kur kalon me profesionalizëm thikën mes dy shtresave të holla. Mes faqeve, pra mes shtresave shkëmbore, këtu ju mund të gjeni fosilet." Zehr nxjerr lenten e tij zmadhuese për t´i hedhur një vështrim më nga afër njollës së errët në pjesën e sipërfaqes. Është një frut palme. Në ditët e sotme, palmat më të afërta rriten mijëra kilometra larg. Por Mesel dikur ishte e rrethuar nga xhungla e dendur subtropikale, që kishte shumë lagështirë dhe nxehtësi në krahasim me klimën e tanishme.

Punë e vështirë por e vlefshme

Gjuetarët e fosileve ulen në diell dhe copëzojnë shkëmbinjtë për disa orë me radhë. Kjo ndodh, kur ata nuk gërmojnë në shkëmbinj. Studentja e gjeografisë Juliana Kehrer është në përfundim të një praktike 4-javore në Institutin Senckenberg. Kehrer ka një plagë prapa shpinës dhe duar të lënduara nga copëzimi i shkëmbinjve. Por ajo thotë se momenti që zbuloi kafshë, të cilat jetojnë në shkëmbinj, ishte thjesht "mahnitës".

"Në fillim shikon shkëmbinj të lashtë dhe papritur shikon një kafshë të vogël në shkëmbinj, që gjendet para syve të ty. Unë kam gjetur merimanga të vjetra dhe ishte diçka shumë e bukur" , thotë Kehrer, duke lëvizur thikën e saj.

Sonja Wedmann kalon mes dy kovave të mbushura me ujë, për të parë se çfarë fosilesh ka gjetur sot grupi. Fosilet mbahen në ujë. Teksa nxjerr një fosil nga gjethja e palmës, Wedmann shpjegon se fosilet kanë nevojë për ujë, sepse nafta është gjithashtu e pasur në ujë. "Nëse ai [shkëmbi] thahet, të gjitha fosilet, që janë në sipërfaqe, do të shkatërroheshin", thotë Wedmann.

Duket e çuditshme për fosilet që të mbahen në kova të bardha plastike. Ato janë disa nga fosilet më të famshme në botë dhe janë ruajtur me delikatesë. Jo vetëm që studiuesit gjetën skelete të tëra këtu, por gjithashtu – në raste të rralla – u ruajtën skelete puplash, qimesh dhe lëkure – po ashtu përmbajtja e stomakut dhe madje edhe fetusi i një kali të lashtë në stomakun e nënës së tij.

Messel Grube
Fotografi: DW/K.Hairsine

Bruno Zehr ngrihet, duke tundur fosilin e një peshku të vogël. "Shikoje, këtu është shtylla kurrizore dhe bishti është atje", thotë Zehr teksa prek skeletin e zbehtë me gisht.

Ai do të masë fosilin e peshkut dhe do ta shkruajë atë në libër, përpara se ta fusë në gazetën e lagur, ku ai do të qëndrojë, derisa dikush të gjejë kohën për ta përgatitur atë në muajt e dimrit, kur dëbora dhe shiu e bëjnë gërmimin shumë të rrezikshëm dhe shumë të ftohtë. Teksa ulet sërish në karrigen e tij, Zehr thotë se puna kërkon duart të qëndrueshme, një prekje të lehtë dhe një sasi gjigande durimi. Duket se gërmuesit e fosileve e kanë atë në lopatë, apo ato janë mistri?