1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kënigs: Vendet e Natos të mos tërheqin ushtarë nga Afganistani

16 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BrMj

I ngarkuari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Tom Kënigs (Tom Koenigs) tërhoqi vërejtjen për një pakësim të mundshëm të trupave të huaja në Afganistan. Duke marrë parasysh shtimin e dhunës shtetet e Natos nuk duhet të tërheqin ushtarët nga Trupat paqëruajtëse të ISAF-it, tha Kënigs para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Si pasojë e luftimeve me milicët talebanë vetëm gjatë këtij viti jetën kanë humbur të paktën 1200 civilë. Aktualisht mbrojtja më e mirë e qeverisë nga kryengritësit është trupa e ISAF-it në të cilën janë të inkuadruar edhe 3000 ushtarë gjermanë.