Kënigs: në Afganistan nevojitet ndihmë e vazhdueshme ndërkombëtare
22 Shtator 2007Reklamë
I ngarkuari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Tom Kënigs ka kërkuar një ndihmë më të madhe ndërkombëtare për ndalimin efektiv të dhunës atje. Gjermani Kënigs tha shprehimisht: "Kemi nevojë për më shumë trupa dhe para, kemi nevojë për mbështetje të vazhdueshme". Veçanërisht në jug të Afganistanit nevojiten më shumë ushtarë. Edhe stërvitja e forcave afganase të sigurisë përparon shumë ngadalë, tha Kënigs. Për këtë nevojiten edhe 2.000 instruktorë të tjerë. Sipas raportit që Kënigs paraqiti përpara Këshillit të Sigurimit në shumë fusha shënohen megjithatë suksese.