1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Këln: Panairi Gamescom 2022 pas COVID me prani vizitorësh

26 Gusht 2022

Pas dy vitesh të detyruara online për shkak të pandemisë, ngjarja më e madhe e lojërave në botë po tërheq sërish vizitorët në Këln. Industria e videolojërave po rritet ndërsa muzika dhe filmat luftojnë të mbijetojnë.

https://p.dw.com/p/4G43x
Deutschland Computerspiele-Messe Gamescom 2022
Fotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance

Ndryshe nga viti 2020 dhe 2021, kur panairi u zhvillua plotësisht online për shkak të pandemisë së koronavirusit, vizitorët ftohen përsëri në qendrën e panairit në Këln. Festimet nisën të martën (23.08) vonë, me shfaqjen "Opening Night Live", e cila përfshinte detaje rreth titujve të ardhshëm të lojërave, duke përfshirë Dead Island 2, Hogwarts Legacy dhe Return to Monkey Island.E mërkura (24.08) ishte dita e hapjes për përfaqësuesit e medias dhe industrisë për të vizituar ekspozitën masive.

Köln Spielemesse Gamescom 2022
Fotografi: Rolf Vennenbernd/dpa/picture alliance

Panairi mbtet i hapur për publikun e gjerë nga e enjtja deri të dielën.

Duke u nisur nga shifrat e pjesëmarrjes para pandemisë, Gamescom ishte ngjarja e videolojërave me hapësirën më të madhe dhe numrin më të madh të vizitorëve në planet. Organizatorët presin të shesin më pak bileta sivjet sesa në kulmin e këtij eventi me një pjesëmarrje prej rreth 370,000 vizitoëve.

Rëndësia e videolojërave dhe pjesa e tregut në rritje

Gamescom 2022 zhvillohet gjithashtu me më pak ekspozues pasi kompanitë e mëdha si Electronic Arts, Sony, Nintendo dhe Activision Blizzard zgjodhën të mos vijnë. Sipas Gamescom, afërsisht 1,100 ekspozues nga 53 vende do të prezantojnë produktet e tyre. Tregu në rritje, edhe mosha e të apasionuarve, klientela tashmë me më shumë të ardhura të disponueshme

Eventi ka përkuar me apelin pothuajse vjetor të përfaqësuesve gjermanë të industrisë, që qeveria dhe politika t'i marrin lojërat më seriozisht dhe të investojnë më shumë.

Deutschland Computerspiele-Messe Gamescom 2022
Fotografi: Oliver Berg/dpa/picture-alliance

Rëndësia e videolojërave dhe pjesa e tregut ka qenë në rritje në vitet dhe dekadat e fundit. Në vitin 2021, të ardhurat e industrisë tejkaluan ato të Hollivudit dhe industrisë së muzikës së bashku. Lojërat gjithashtu po vendosin gjithnjë e më shumë tendenca kulturore në vend që t'i ndjekin ato.

Në vend të lojërave të bazuara në filma, shfaqje televizive ose libra, shpesh videolojërat përfundojnë të popullarizuara si forma të tjera argëtimi - ndoshta më e famshmja në rastin e romaneve polake që më vonë u bënë lojëra kompjuterike apo seriali hit i Netflix "Witcher."

Kohët e fundit, tri dekada më parë, me industrinë ende në përpjekje për të hyrë në main stream, shumë të apasionuar të videolojërave ishin fëmijë, pa të ardhura. Por gradualisht po shfaqet një brez i rritur lojtarësh me pavarësi financiare. Periudhat e gjata të izolimit të pandemisë ndihmuan gjithashtu të rriturit që nuk kishin luajtur më parë lojëra kompjuterike për të filluar eksplorimin e këtij mediumi.

Deutschland Computerspiele-Messe Gamescom 2022
Fotografi: Oliver Berg/dpa/picture-alliance

Kërkohet më shumë angazhim nga qeveria

Felix Falk, drejtori ekzekutiv i Shoqatës Gjermane të Industrisë së Lojërave, i njohur gjithashtu thjesht si Game, i tha agjencisë gjermane të lajmeve KNA këtë javë se politika duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje lojërave, duke thënë se kishte pranim të gjerë shoqëror dhe potencial të madh financiar. Gjermania ka tentuar të jetë një treg më i suksesshëm për industrinë e lojërave sesa një kontribuese.

Hapat e parë në këtë drejtim erdhën në Gamescom në vitin 2020, kur ministri i atëhershëm i Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale Andreas Scheuer premtoi një paketë të parë shpenzimesh për të zhvilluar industrinë e lojërave me vlerë rreth 50 milionë euro.

Falk tha se shenjat e para pozitive nga kjo ishin të dukshme. Por ai tha se ka ende më shumë për të bërë, veçanërisht kur bëhet fjalë për rekrutimin dhe arsimimin.

Deutschland Computerspiele-Messe Gamescom 2022
Fotografi: Oliver Berg/dpa/picture-alliance

"Situata e tregut të punës është nën presion. Duke marrë parasysh rënien e numrit të të rinjve çdo vit, beteja për talentin do të jetë edhe më e ashpër në vitet e ardhshme," tha Falk për KNA. "Prandaj, krahas një kulture të mirë trajnimi, e cila sigurisht duhet të forcohet edhe më tej, një proces më i thjeshtë punësimi për punëtorët e kualifikuar nga jashtë do të luajë një rol të rëndësishëm dhe politikanët duhet ta shikojnë më nga afër këtë."

Falk rekomandoi gjithashtu më shumë investime në të ashtuquajturat esports: evente konkurruese të lojërave të krijuara për të tërhequr një audiencë shikuesish. Ai tha se marrëdhënia e Gjermanisë me sektorin nisi me ritme të ngadalta, me lojërat që fillimisht mezi njiheshin, më pas me një diskutim politik të ngarkuar nga vite debatesh mbi "lojërat vrasëse” dhe frika e ndikimit të tyre te lojtarët më të rinj, por argumentoi se këto kohë tani kanë kaluar. "Sot lojërat shihen si ato që janë: pasuri kulturore, një ndikim ekonomik dhe një nxitës inovacioni me potencial të madh," tha Falk, duke lënë të kuptohet se ai nuk është i sigurt se Ministria e Transportit është pjesa ideale e qeverisë për t'u kujdesur për të.