1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurdët shpallin shtetin e tyre në Siri

Sabine Rossi19 Mars 2016

Partia Demokratike Kurde (PYD) ka shpallur federatën e saj në veri të Sirisë, që mund të krahasohet me Kurdistanin. Ky vendim ka hasur në kritika të mëdha në Siri dhe në Ankara.

https://p.dw.com/p/1IFxF
Syrien Aleppo Ruinen
Megjithë rrënojat në Siri, PYD kude shpall shtetin në veri të SirisëFotografi: picture alliance/abaca

Rajoni do të quhet Kuridistani i Sirisë, thotë shefi i PYD Saleh Muslim: "Rajoni do të ketë emrin Rojava në veri të Sirisë. Ajo ka një udhëheqje demokratike, në të cilën do të përfshihen të gjitha grupet etnike në veri të Sirisë."

Rajoni për të cilin flet Saleh Muslim, përfshin tre kantone të ndara përgjatë kufirit turk, prej Afrinit në veri, përmes Kobane në qendër dhe deri në Jezira në lindje. Këto rajone administrohen prej dy vitesh nga partia kurde PYD.

PYD buron nga Partia Punëtore Kurde, PKK. Ndaj Turqia është e indinjuar me këtë vendim. Qysh nga vera e kaluar ushtria turke është duke sulmuar forcat kurde jo vetëm në terroritorin e saj por edhe në veri të Sirisë. Ankaraja ka frikë që kufiri i shtetit kurd mund të kalojë edhe në territorin turk. Ndërkohë që PKK është renditur në grupin e organizatave terroriste, në këtë mënyrë pra edhe PYD. Ndërkohë që bashkësia ndërkombëtare mbështet forcat kurde në luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Mbështetja ndërkombëtare

Ndaj reagimi amerikan ishte shumë diplomatik. SHBA-ja kumtoi se duhet të ruhet integriteti territorial i Sirisë, por ajo nuk do të kundërshtojë në qoftë se kurdët vendosin për një sistem federal. Një jo e qartë erdhi nga Siria - si nga regjimi ashtu edhe nga kundërshtarët. Qeveria në Damask kumtoi se ky hap i PYD nuk ka asnjë vlerë. Bashar Jafaari, i cili prezanton qeverinë siriane në negociatat paqësore në Gjenevë, kundërshton hapat e njëanshëm. "Kurdët e Sirisë janë një pjesë e rëndësishme e popullit sirian. Ne së bashku kemi ndërtuar shtetin me shekuj të tërë. Ndaj do të dështojnë të gjithë ata, që angazhohen për ndarjen e Sirisë."

Partinë PYD e ka kritikuar edhe grupi më i madh opozitar në Siri. Se çfarë forme shtetërore do të ketë Siria nuk mund ta vendosë vetëm një palë. Kjo duhet të vendoset në negociatat paqësore - nëse Siria do të jetë shtet federal apo centralist, siç thuhet edhe në kushtetutën e vendit.