Kupa amerikane: Argjentinë-Brazil në finale
13 Korrik 2007Në kuadër të ndeshjeve për kupën amerikane, pas fitores 3:0 me Meksikën ekipi kombëtar i Argjentinës do të ndeshet në finale të djelën me Brazilin në Venezuelë. Argjentinasit patën probleme të thyejnë rezistencën e meksikanëve, por pasi shënuan golin e parë në minutën e 45-të nëpërmjet Gabriel Hajnces, gjithçka u bë më e lehtë. Në fakt në pjesën e dytë argjentinasit mbizotëruan plotësisht dhe realizuan edhe dy gola tjerë nëpërmjet Lionel Mesit, në minutën e 61-të dhe Huan Roman Rikelmes, në minutën e 65-të. Brazili kaloi në finale pas fitores ndaj Uruguajit ditën e martë me 11 metërsh me rezultatin 5:4.
Kapiteni i skuadrës së Shtutgartit, Fernando Meira, ka hedhur poshtë spekulimet e fundit rreth largimit të tij. “As që më ka shkuar në mendje për t’u larguar. Klubi nuk dëshiron të më shesë, kurse unë jam shumë i lumtur për këtë fakt”, ka pohuar mbrojtësi i qendrës, Fernando Meira. Njëra nga skuadrat më të interesuara për blerjen e Meirës ishte Juventusi, e cila duket t’i ketë ofruar Shtutgartit 20 milionë euro për blerjen e këtij lojtari.
Kapiteni i skuadrës së Shtutgartit, Fernando Meira, ka hedhur poshtë spekulimet e fundit rreth largimit të tij. “As që më ka shkuar në mendje për t’u larguar. Klubi do që të shesë, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë fakt”, ka pohuar mbrojtësi i qendrës, Fernando Meira.
Njëra nga skuadrat më të interesuara për blerjen e Meirës ishte Juventusi, i cili mendohet t’i ketë ofruar Shtutgartit 20 milionë euro për blerjen e tij.