Kuotë apo kuotëz - Gjermania vendos me ligj kuotën e grave
26 Nëntor 2014Për asnjë projektligj në fazën fillestare të koalicinit me bazë të gjerë, CDU/CSU dhe socialdemokratët nuk është debatuar aq gjatë në Gjermani si për kuotëne e grave në poste drejtuese. Në qershor të këtij viti Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Gruas përpiluan draftin e parë referues. Pas rënies në ujdi të martën (25.11) në mbrëmje, drafti i gjashtë merr rrugën e miratimit. Kreët e koalicionit me bazë të gjerë kanë rënë dakord që në 100 koncernet e regjistruara në bursë 30% e anëtarëve të bordeve drejtuese duhet të jenë gra, kjo nga viti 2016. Ndërsa 3500 firma që janë të orientuara nga bursa ose kanë të drejtë vendimi duhet që nga viti i ardhshëm të kenë "objektiva të përcaktuara" për barazinë gjinnore dhe të raportojnë për to. Nga koncerne të tilla gati dhjetë i plotësojnë këto kritere. Më mirë duket gjendja tek koncerni i mallrave të konsumit, Henkel, ku shtatë nga 16 anëtarët e bordit janë gra. Gjendja më e vështirë paraqitet tek Fresenius dhe Fresenius Medical Care, në bordet e këtyre koncerneve gjenden vetëm burra.
Kritikat ndaj kuotës së grave
Pas ujdisë në koalicionin, kancelarja Merkel e mbrojti projektligjin ndaj kritikave të ardhura nga ekonomia. "Ne nuk mund të mos e përdorim kompetencat e grave" tha asjo në një debat të përgjithshëm për buxhetin e vitit 2015 në Bundestag. Merkel tha se ky projektligj rregullon si kuotën e grave, ashtu edhe fleksibilitetin e kohës së lejes së lindjes për të dy prindërit.
Por opozita e ka kritikuar kuotën si "kuotëz" dhe pa ndikim. "Kuota është një kuotëz me të cilën arrihet të sigurohet që të jenë prezente 160 gra në borde drejtuese të 108 firmave në ekonomi" sqaroi zëdhënësja për gruan e fraksionit të Majtë, Conerlia Möhring të mërkurën në Berlin. Partia e E Majta i quan pa ndikim edhe rregullat e vëna për firmat e mesme. Ndërsa zëdhënësja e Të Gjelbërve për politikën e gruas, Ulle Schauës e përshëndeti futjen e kuotës së grave, por ajo nuk shikon tek ajo "ndonjë revolucion". "Kjo kuotë vetëm i çon gratë në startim." Ka shumë punë deri tek e ashtuquajtura "politikë e drejtpërdrejtë barazie".
BDA: Jo kuota, por më shumë kopshte
Ndërkohë edhe Shoqata e Punëdhënësve Gjermanë (BDA) e ka kritikuar futjen e kuotës."Një kuotë e tillë injoron faktin që kriteri vendimtar duhet të jetë kualifikimi profesional" deklaroi BDA të mërkurën në Berlin. Një detyrim me ligj dëmton si firmat ashtu edheë punonjësit. "Nga ana ligjore është gati antikushtetuese, ta vlerësosh një përzgjedhje si të gabuar, vetëm për shkak të gjinisë së gabuar."
Sipas BDA-së shkaqet për dallimet mes burrave dhe grave në prezencën e tyre në pozicione drejtuese ka të bëjë më shpesh me ndërprerjet në jetën profesionale të grave dhe me përzgjedhjen e profesionit nga ana e grave. Politika duhet të veprojë përmes zgjerimit të kopshteve dhe shkollave me drekë. Më 11 dhjetor projektligji përkuotën do të marrë vulën e kabinetit të kancelares Merkel.