1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

Kundërofensivë pa sukses, por Ukraina ende reziston

2 Janar 2024

Sipas vlerësimit të gjeneralmajorit gjerman Christian Freuding pati pritshmëri të ekzagjeruara për kundërofensivën e Ukrainës e nuk u mor shumë parasysh zgjerimi i shpejtë i kapaciteteve të prodhimit të armëve tek rusët.

https://p.dw.com/p/4aisX
Luftime në front - ushtarë ukrainas godasin me artileri në Avdijivka me drejtim Donjeck Oblast, 28 nëntor
Luftime në front - ushtarë ukrainas godasin me artileri në Avdijivka me drejtim Donjeck Oblast, 28 nëntorFotografi: Ozge Elif Kizil/AA/picture alliance

Pritshmëria që Ukraina me fillimin e kundërofensivës në vitin 2023 kundër pushtimit nga Rusia do të kishte një sukses të shpejtë ushtarak, ka qenë "parë nga momenti i tanishëm sigurisht e ekzagjeruar", është shprehur gjeneralmajori gjerman, Christian Freuding për gazetën "Süddeutsche Zeitung". Por drejtuesi i qendrës për Ukrainën në Ministrinë e Mbrojtjes gjermane, theksoi, se nga pikëpamja ushtarake, sipas tij, ukrainasit kanë sukses. "80% e Ukrainës është akoma e lirë, dhe kjo dy vjet pas një gjoja superfuqie ushtarake. 50% e zonave që kanë humbur ata i kanë rifituar. Flota e Detit të Zi të rusëve faktikisht është zmbrapsur."

Gjeneralmajori, Christian Freuding
Gjeneralmajori, Christian FreudingFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Ukraina ia del gjithnjë e më shumë "të japë goditje thellë prapa linjës ruse me sisteme armësh të ndërtuara vetë". Freuding ka theksuar, se humbjet ruse në njerëz dhe material janë të mëdha. "Ne mendojmë, se janë humbje katërshifrore ato të tankeve luftës dhe tankeve mbrojtëse."

Rusët zgjeruan shpejt kapacitetet e prodhimit të armëve

Por sipas gjeneralmajorit Freuding disa aftësi të rusëve nuk u dalluan aq mirë në fillim. "Nuk e pamë aftësinë duruese të rusvëve në fillim, si e vlerësojmë tani", ka thënë drejtuesi i qendrës për Ukrainën në Ministrinë e Mbrojtjes. "Po ashtu nuk pamë atë që shohim qartë tani, që ata do t'ia dalin të përshpejtojnë prodhimin e kompleksit industrial-ushtarak, ta zgjerojnë atë, edhe kapacitetet e prodhimit megjithë sanksionet tejet të forta." Ndoshta nuk është parë ose nuk është dashur të shihet, se sa do të furnizoheshin ata nga aleatët. "Qoftë Koreja e Veriut, qoftë Kina apo shtetet e jugut global. Edhe nëse këto shtete furnizojnë me ndriçime frigoriferësh, që më pas mund të përdoren për qëllime ushtarake."

la/tgsch