1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza në BE e përforcon edhe më shumë modelin tradicional të familjes

Sabrina Pabst / Vilma Filaj-Ballvora2 Prill 2013

Hapi i madh i Francës në drejtim të barazisë është hapja e martesës edhe për çiftet homoseksuale. Megjithatë në BE ka dallime të mëdha sa i përket mirëkuptimit për partneritetin mes homoseksualëve.

https://p.dw.com/p/187pH
Fotografi: picture-alliance/dpa

Liri, barazi, vëllazëri - janë këto tri parimet liberale të Francës. Kur bëhet fjalë për barazinë e çifteve homoseksuale ndaj atyre heteroseksuale, Francës i duhet të punojë ende në mënyrë që ta përmirësojë situatën për t'i vënë plotësisht në jetë idealet e veta. Partneriteti i bashkëjetesës i quajtur "Pacte civil de solidarité" (PACS) i aplikuar në vitin 1999 është i hapur si për çiftet heteroseksuale ashtu edhe për ato homoseksuale. Por sidoqoftë barazi të plotë nuk ka, homoseksualët nuk gëzojnë as të drejtën e trashëgimisë dhe as atë të adoptimit të fëmijëve. Nëse vendi do t'i forocojë të drejtat e veta, për këtë vendos gjatë kësaj jave senati francez.

Opozita konservatore dhe kisha katolike në prag të mbledhjes së senatit demonstrojnë kundër projektligjit të paraqitur nga socialistët. Protestat tregojnë, se homoseksualiteti ende vazhdon të hasë në rezistencën e shtresave të ndryshme të shoqqërisë franceze. "Popullsia ka nevojë të gjejë një pretekst, sepse është e paqartë, e indinjuar dhe e zhgënjyer", thotë Evelyne Paradis nga ILGA-Europe (International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association) në Bruksel.

"Ne vërejmë, që në kohën e krizës ekonomike është në rritje tendenca drejt vlerave konservatore", thotë Paradis. Demonstratat agresive në Francë dëshmojnë për një shoqëri të pasigutrë. Vlerat tradicionale dhe institucionet si martesa apo modeli klasik i familjes - në kohë të pasigurta fitojnë më shumë rëndësi. "Ndryshimet në Evropë ndodhin shumë shpejt. Në dhjetë vitet e kaluara ne jo vetëm kemi aplikuar ligjin e antidiskriminimit, por edhe shumë të drejta të tjera lidhur me adoptimin apo martesën. Kjo është një zhvendosje e madhe, sepse në fakt mentaliteti i popullsisë nuk ka ndryshuar - ose të paktën s'ka ndryshuar me të njëjtën shpejtësi", vëren zëdhënësja e ILGA-së.

Recht gleichgeschlechtlicher Paare auf Adoption Frankreich Symbolbild
Fotografi: LIONEL BONAVENTURE/AFP/Getty Images

Integrimi një tabu?

Në shumë vende të Bashkimit Evropian nuk lejohen martesat mes personave të të njëjtit seks. Shtatë vende - ndër to Danimarka, Islanda dhe Spanja - e lejojnë martesën, pjesërisht edhe në kishë. Disa vende anëtare - si p.sh. Gjermania - kanë aplikuar partneritetin e regjistruar, një lloj "lidhjeje martesore". Kësisoj brenda vendeve të BE-së dallimet janë të mëdha sa u përket rregulloreve lidhur me taksat, trashëgiminë apo të drejtat e përkujdesjes financiare për çiftet homoseksuale.

Vendet tipike katolike si Italia apo Polonia janë shumë prapa në këtë drejtim. Në këto vende tolerohet banimi në një shtëpi i homoseksualëve, por atyre nuk u njihet kuadri ligjor, që të rregullojë reciprokisht përgjegjësitë mes partnerëve. Si mund të krijohet një dallim kaq i madh brenda BE-së, kur shtetet kanë rënë dakord për vlera dhe parime të përbashkëta? Toleranca e Evropës përplaset në kuifjtë e saj.

"Nëse Brukseli imponon një hapje në këtë drejtim, atëherë ndoshta kjo arrihet me ligj, por nga ana përmbajtësore ai nuk do të praktikohet në jetë nga shoqëria", tërheq qëvemendjen në bisedë për DW Jens Spahn, deputet i Bundestag-ut (Parlamenti i Gjermanisë). Ai kërkon më shumë të drejta për homoseksualët, por e konsideron si fatale një rregullore të përbashkët nga aleanca e shteteve. Sipas tij një veprim i tillë në vend që të krijonte akceptancë do të nxiste më shumë protesta dhe pakënaqësi kundrejt Brukselit. Në vendet e Evropës Jugore dhe Lindore homoseksualiteti është një tabu shoqërore.

Vendi i mundësive të kufizuara

Një parim themelor i aleancës së shteteve është e drejta e lirisë së përzgjedhjes së vendbanimit për qytetarët e BE-së. Evelyne Paradis, e cila angazhohet me lëvizjen e saj ILGA-Europe për më shumë barazi, kritikon bashkë me Komisionin e BE-së kufizimin e lirisë së lëvizjes për çiftet homoseksuale brenda Evropës. Nëse një çift homoseksualësh nga Holanda, ku gëzon të njëjtat të drejta si çiftet heteroseksuale, do të transferohej në Rumani, nuk do të njihej as si çift, jo më të kishte të garantuara të njëjtat siguri.

"Ky është një diskriminim evident, dhunë kundër së drejtës së një qytetari të BE-së", gjykon Paradis. Sipas mendimit të saj është një çështje kohe derisa të gjitha vendet e BE-së të jenë të gatshme ta luftojnë në mbarë Evropën diskrimimin e homoseksualëve.