Kufi për rrogat e menaxherëve
5 Mars 2013Si për ironi, zviceranët. Vendi i bankave dhe koncerneve të mëdha kërkon t`i verë në të ardhmen limit rrogave të larta të top- menaxherëve të ekonomisë. Referendumi në Zvicër ka nxitur diskutimet edhe në Gjermani për të drejtat dhe privilegjet e menaxherëve me rroga të larta. Përfaqësues nga koalicioni qeveritar dhe nga opozita përshëndetën vendimin e marrë nga zviceranët dhe kërkuan ligje më të forta për Gjermaninë. Diferenca ka sa i përket pyetjes nëse ligjvënësit apo sipërmarrjet do të jenë përgjegjëse.
Raportet zvicerane janë specifike
Për Komunitetin Gjerman për mbrojtjen e letrave me vlerë (DSW) është e qartë se aksionerët e një firmë duhet të jenë përgjegjës për nivelin e rrogës së personelit të lartë. Megjithatë duhet të plotësohen disa kushte, thotë menaxheri kryesor i DSW-së, Marc Tüngler: "Kjo është një çështje për të cilën duhet të vendosin pronarët. Kështu që përgjegjësinë duhet ta mbajë pronari, pra aksioneri, i cili duhet të thotë "Po, unë jam dakord që drejtuesit tanë të marrin maksimalisht x - milionë euro." Koncepti i rrogës duhet të përpunohet në Këshillat Mbikqyrës dhe duhet të bëhet si propozim. Sado interesante që të duket votimi zviceran në moment, duhet patur kujdes që gjërat që të mos bëhen krahasime me gjëra që nuk mund të krahasohen, paralajmëron Tüngler. Ndryshe nga Gjermania me sistemin dyshkallësh të drejtimit të siëprmarrjeve, në Zvicër në pjesën më të madhe kryesia dhe organet kontrolluese ndodheshin së bashku në një Këshill Adminstrativ. .
Ndryshime shoqërore
Rroga mesatare e një të punësuari me kohë të plotë në Gjermani është gati 28 mijë euro në vit. Për rrogën e shefit të VW, Martin Winterkorn që është 16,6 milionë euro, do të duhej që ky punonjës të bënte 593 ditë pune. Por krahasimi i shifrave nuk thotë shumë, shpjegon Birger Priddat nga Universiteti i Witten-Herdeckes. Gjermanët nuk kanë kundërshtim që për punë të mirë të jepen edhe honorare të mira, por çështja nuk është këtu. Profesori i ekonomisë dhe filozofisë krahason koncernet e mëdha dhe bankat me sundimtarë absolutë që shkëlqejnë duke demostruar nga jashtë bollëk dhe pasuri. "Kemi të bëjmë me reputacionin. Njeriu ynë nuk duhet të fitojë më pak se të tjerët, sepse firma do të vlerësohej më keq se firmat e tjera. Dhe nëse ne besojmë se jemi kaq të vlefshëm, duhet ta besojnë edhe të tjerët." Në këtë mënyrë sipërmarrjet kanë rritur reciprokisht rrogat e menaxherëve.
Për dekada me radhë ka vlejtur ky princip. Por që prej shpërthimit të krizës ekonomike më 2008-ën, krizë të cilës nuk po i vjen fundi ka patur ndryshim mendimi në shoqëri. Rrogat e larta të menaxherëve nuk mund të durohen më. Eksperti i ekonomisë, Priddat, krahason duke thënë se nëse shikon pas fasadës, dallon që gjithçka ka të bëjë me dukjen: "Papritur shihet se në fakt ata nuk bëjnë ndonjë punë për të marrë rroga të tilla, ose që bëjnë punë mashtruese apo aktivitete që janë punë normale duke marrë para për të cilat nuk ka justifikim."