1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

291111 HIV-Impfung

1 Dhjetor 2011

1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. Që prej 1988 në këtë ditë kujtohet sëmundja që ka sfiduar prej kohësh kërkimet mjekësore. Pse nuk është zhvilluar ende një vaksinë kundër saj?

https://p.dw.com/p/13KTx
Pse nuk është zhvilluar ende një vaksinë kundër HIV?
Pse nuk është zhvilluar ende një vaksinë kundër HIV?Fotografi: picture alliance/Bildagentur-online

1 Dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. Që nga viti 1988 i kushtohet vëmendja e posaçme në këtë ditë, kësaj sëmundjeje, që e mban në tension shkencën e mjekësisë prej 20 vitesh. Herë pas here dëgjohen tone të përmbajtura për ndonjë sukses të mjekësisë në gjetjen e një vaksine kundër Sidës, por receta përfundimtare për këtë nuk është gjetur. Pyetja që shtrohet pse kërkohet kaq shumë kohë që të zhvillohet një vaksinë e tillë?

Klaus Überla: "Një çështje shumë e rëndësishme që duhet pasur parasysh është se virusi i njohur me emrin HIV është tepër i variueshëm. Kjo do të thotë që këtu nuk kemi të bëjmë me një tërësi virozash, por me një virus të vetëm që ndryshon vazhdimisht. Prandaj ka vështirësi për gjetjen e një vaksine që të luftojë të gjitha format e këtij virusi."

Klaus Überla është virolog në Universitetin e Bohumit në Gjermani. Ai hulumton prej 15 vitesh për një vaksinë kundër virusit HIV. Por suksesi nuk duket në horizont. Kur kolegët e tij e identifikuan virusin në vitin 1984, ishin shumë të sigurtë se zhvillimi i një vaksine është thjesht çështje kohe.

Dr. Klaus Überla, Virolog
Prof. Dr. Klaus ÜberlaFotografi: Ruhr Universität Bochum

Shkencëtarët kishin shpresuar të përdorin të njëjtat strategji kundër virusit HIV, të cilat ishin përdorur me sukses edhe kundër hepatitit, tërbimit, apo poliomelitit. Tek këto sëmundje, mjeku injektonte tek pacienti baktere të padëmshme, të cilat i jepnin imunitet të vaksinuarit. Por visuri HIV nuk është njësoj si bakteret e tjerë. Ai është tepër i ndryshueshëm dhe mbulesa proteinore e tij ka përbërje tjetër nga virusi në virus. Përveç kësaj, virusi HIV maskohet aq shumë, saqë sistemi imunitar i njeriut nuk e identifikon atë menjëherë për ta luftuar.

"Ky kombinim bën që edhe sikur të krijoheshin antikorpet kundër virusit ato nuk mund të pengojnë "marshimin" e tij. Ato nuk kanë efekt", thotë Klaus Überla.

Prandaj nuk dihet nëse edhe një grup shkencëtarësh spanjollë do të ketë sukses me vaksinën e re. Vërtet që gati 95% e personave testues kanë krijuar antikorpe kundër virusit HIV, por nëse kjo vaksinë vërtet të mbron nga virusi, këtë nuk mund ta thotë askush. Ende nuk ka një studim klinik mbi efektin e tyre. Gjithsej ka vetëm 3 studime klinike që kanë kanë hulumtuar nëse të vaksinuarit kanë një rrezik më të vogël të infektohen me virusin HIv se sa ata të pavaksinuarit.

Klaus Überla" Aty u tregua se ata që ishin të vaksinuar nuk ishin të mbrojtur, megjithëse kishin krijuar antikorpe kundër proteinës mburojë të virusit. Por ata nuk arritën të pengonin depërtimin e virusit në një qelizë të synuar."

Pas kësaj shkencëtarët ndryshuar strategji. Ata nuk përdorën më proteinën e virusit, por genomet e kësaj proteine. Përveç kësaj, ata injektuan viruse të padëmshme gripale, të cialt transportonin genomin e virusit HIV në qelizat e të vaksinuarit. Teorikisht sistemi imunitar duhej të luftonte vetë proteinën, dhe kështu "të armatosej" për përballje të

mëvonta me virusin e vërtetë. Shpresat e shkencëtarëve ishin vendosur tek një studim i firmës Merck, e cila e testoi këtë metodë tek njerëzit. Por tmerri nuk vonoi. Tek disa të vaksinuar madje u rrit rreziku i infektimit me virusin, ata u infektuan më shpejt me HIV se sa të tjerët.

Fushatë kundër Sida-s
Fushatë kundër Sida-s

Klaus Überla: "Studimi i firmës Merck ishte diçka që na çoi shumë prapa. Fakti që të vaksinuarit ishin shumë më të ekspozuar ndaj infektimit se sa të pavaksinuarit shkaktoi habi shumm të madh dhe rriti kujdesin për studime të tjera."

E veçanta e HIV është se ai nuk shtohet në qelizat e sistemit imunitar. Por ka ende shpresa, thekson virologu Klaus Überla. Në një studim në Tajlandë shkencëtarët kombinuar dy lëndë vaksinash me njëra-tjetrën. Dhe me të vërtetë: Probabiliteti i infektimit me HIV ra me 30%. Kjo nuk tingëllon si gjë shumë e madhe, por tashmë dihet se një infektim me virusin HIV gati gjithmonë shkaktohet nga një pjesëz e vetme virusi, që depërton në qeliza dhe shkakton infeksionin.

"Kjo do të thotë që një substancë nuk duhet patjetër të jetë e efektshme që të pengojë infeksionin. Një substancë që pengon gjysmën e proceseve të infektimit në nivel virusesh do të pengonte në masën 50% edhe infeksionet."

Autor: Brigitte Osterath/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

Një vaksimin është metoda më e mirë dhe më pak e pakushtueshme për të vënë nënë kontroll epideminë e SIDËS. Klaus Überla është optimist se do të vijë dita që do të gjendet vaksina kundër SIDËS.