KS i OKB-ës dënon vrasjen e deputetit anti-sirian në Liban
21 Shtator 2007Reklamë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi ashpër atentatin e kryer ndaj deputetit anti-sirian në Liban. Njëkohësisht instanca më e lartë e Kombeve të Bashkuara u shpreh kundër të gjitha përpjekjeve për destabilizimin e këtij vendi. Si pasojë e sulmit të kryer të mërkurën në Bejrut u vranë deputeti Antoine Ghanem dhe gjashtë persona të tjerë. Të martën e ardhshme në Liban fillon një afat dymujor për zgjedhjen e një pasuesi të presidentit pro-sirian Emil Lahud (Emile Lahoud).