1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS dhe Bush dënojnë sulmin e fundit me bombë në Liban

14 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AxdT


Nju Jork: Këshilli i Sigurimi i Kombeve të bashkuara ka dënuar sulmin më të fundit me bombë në Liban. Në një deklaratë të këtij forumi, thuhet se Këshilli i Sigurimit është kundër çdo përpjekjeje që kërkon të destabilizojë Libanin. Të përgjegjshmit për aktet terroriste duhet të përgjigjen para drejtësisë. Presidenti Bush po ashtu e ka dënuar vrasjen e bërë ndaj një anëtari anti-sirian të parlamentit libanez. Në një deklaratë për shtyp Bush tha se, SHBA do të vazhdojë të përkrahë Libanin. Sot në Liban është ditë zije kombëtare, pas vrasjes nga shpërthimi i një bombe të një parlamentari të njohur antisirian.