1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS debaton sot raportin për Kosovën

Aida Cama
7 Shkurt 2019

Këshilli i Sigurimit të OKB do të merret sot (07.01) me Kosovën. Pritet të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, për gjendjen në tre muajt e fundit dhe aktivitetet e UNMIK.

https://p.dw.com/p/3CtYt
Symbolbild Sicherheitsrat
Fotografi: picture-alliance/dpa

Këshilli i Sigurimit është kryesisht i shqetësuar për tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit. Ato janë rritur muajt e fundit, mbas aprovimit të ligjit për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri. Për këtë Këshilli i Sigurimit diskutoi më 17 dhjetor. Mbas mospranimit të Kosovës në Interpol, Kosova vendosi tarifa prej 100% mbi mallrat e importuara nga Serbia. BE dhe SHBA kanë kërkuar që ky vendim të pezullohet. Ndër elementet që përmenden në raport është edhe fillimi i pnës së dhomave speciale për krimet në Kosovë. Dy muajt e fundit zyra e Prokurorit të dhomave speciale ka bërë intervista me disa nga komandatët e ish-UÇK. Zyra e Prokurorit pritet të ngrejë paditë e para që këtë vit.

Çështjet kryesore

Treffen UN-Sicherheitsrat | Präsident des Kosovo Hashim Thaci
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/C. Ruttle

Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e vendimeve të Kosovës për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri, thuhet në raportin e KS. Po ashtu do të ndjekë zhvillimet për një marrëveshje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë korrigjimet territoriale, marrëveshje që mund të ketë efekte në vendet fqinjë dhe nxitjen e tensioneve etnike në rajon.

BE ka qenë ndërmjetësuesi kryesor i dialogut me arritjen e një marrëveshjeje më 2013, baza e të cilës është krijimi i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në disa zona ka patur përparime, por Këshilli i Sigurimit vëren mungesën e zbatimit të aspekteve kryesore të marrëveshjes.

Treffen UN-Sicherheitsrat | Präsident von Serbien Aleksandar Vucic
Fotografi: picture-alliance/dpa/C. Ruttle

Disa vende anëtare të KS, kryesisht ato që e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur, vazhdojnë të kërkojnë reduktimin e Misionit të UN në Kosovë, UNMIK. Këshilli i Sigurimit mund të marrë një propozim për të ndryshuar ciklin e raportimeve dhe ndryshimin e formatit të takimeve. Këshilli i Sigurimit mund t'i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të rishikojë mandatin e UNMIK.

Kush bën pjesë në KS

Presidencën e Këshillit të Sigurimit këtë muaj e mban Guinea Ekuadoriale. Ndërsa anëtarë të KS janë pesë vendet e përhershme, Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe dhjetë të përkohshmet, Belgjika, Bregu i Fildishtë, Republika Domenikane, Gjermania, Indonezia, Kuvajti, Peruja, Polona dhe Afrika e Jugut.