1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bas kundër vendimit të shpejtë për vaksinimin e detyrueshëm

3 Janar 2022

Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas, bën thirrje për kujdes në çështjen komplekse të vaksinimit të detyrueshëm. Kancelari e mbështet këtë vaksinim, por qëndrimet janë kundërthënëse.

https://p.dw.com/p/451Tm
Deutschland | Bundesparteitag der SPD | Bärbel Bas
Fotografi: Adam Berry/Getty Images

Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas është shprehur kundër miratimit të shpejtë të një detyrimi për vaksinim kundër Coronës nga Bundestagu. "Ne duhet vërtet të marrim kohën e duhur për vendimin për vaksinimin me detyrim dhe jo  ta zgjidhim këtë çështje shpejt e shpejt”, tha politikania e SPD-së për "Neue Osnabrücker Zeitung”.

Më 2 dhjetor, qeveria federale dhe ato të landeve kanë kërkurar nga Bundestagu që të miratojë një vendim "në një kohë të shpejtë", në mënyrë që kërkesa e përgjithshme për vaksnimin me detyrim të futet në fuqi "rreth shkurtit". Por Bas beson se një votim në parlament që në janar është i parakohshëm. Deputetët duhet të studiojnë tërësisht çështjen komplekse dhe të diskutueshme.

Kujdesi i domosdoshëm

Bundestagspräsidentin Bärbel Bas I SPD
Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Në fund të fundit, bëhet fjalë edhe për integritetin fizik të njerëzve dhe shumë e shohin këtë të kërcënuar”, tha ajo për gazetën. Kjo duhet marrë seriozisht. Nëse një vendim i tillë merret deri në mars, kjo do të ishte "tërësisht në rregull".

Bas paralajmëroi gjithashtu për nxitjen e debateve të nxehta, që mund të largojnë vëmendjen nga detyra e vërtetë e vaksinimit - që është mbojtja e njerëzve. Nëse arrihet qëllimi për të çuar shkallën e vaksinimit deri në 80 apo 90 përqind, atëherë mund të mos jetë më e nevojshme të bëhet fare vaksinimi me detyrim.

Por nëse vaksinimi me detyrim duket megjtithatë i domosdoshëm, atëherë kjo ka kuptim vetëm në kombinim me një regjistër kombëtar të vaksinimit për të shmangur çdo lloj falsifikimi. Një regjistër i tillë është po aq i diskutueshëm sa edhe vetë vaksinimi i detyrueshëm për shkak të ruajtjes së të dhënave personale.

Scholz ka mendime kritike ndaj regjistrit

Deutschland Bundestag | Vereidigung Olaf Scholz
Fotografi: Ina Fassbender/AFP/Getty Images

Kancelari Federal Olaf Scholz (SPD) është shprehur në favor të futjes se vaksnimit me detyrim. Zakonisht, grupet parlamentare që janë në koalicion votojnë në Bundestag njëjtë. Por kohët e fundit kanë shprehur rezerva shumë deputetë të partisë liberale, e dallime ka pasur edhe për çështje të tjera të ndjeshme si eutanazia apo dhurimi i organeve.

Vetë Scholz e mbështet futjen e vaksinit të detyrueshëm dhe mendon se ai do të vijë në shkurt ose mars. Por kancelari është skeptik ndaj futjes së një regjistri të vaksinimit. E rezistencë për këtë ka edhe nga FDP.

bc/djo/gri (afp, dpa)