Tartu: Zemra dhe shpirti i Estonisë
12 Janar 2024Ekonomikisht Tartu është qartësisht nën hijen e kryeqytetit të Estonisë. Por kulturalisht, universiteti i vjetër dhe qyteti hanseatik janë të paktën në të njëjtin nivel me të. Tartu është parë tradicionalisht si zemra dhe shpirti i shtetit të vogël baltik në Evropën verilindore. "Tartu ka qenë gjithmonë një qendër për shkencën, arsimin dhe kulturën në Estoni," tha kryebashkiaku Urmas Klaas.
Tartu ishte dikur djepi i zgjimit kombëtar estonez dhe vendlindja e festivalit të këngës estoneze, teatrit estonez dhe madje edhe të vetë shtetit estonez.
Traktati i Paqes i Dorpat - emri i vjetër gjerman për Tartu - u nënshkrua në Tartu më 2 shkurt 1920, në të cilin Rusia sovjetike njohu sovranitetin e Estonisë, e cila ishte bërë e pavarur më 1918.
Nëpërmjet një koncepti artistik të titulluar "Artet e Mbijetesës", Kryeqyteti Kulturor Evropian i Tartudo të ofrojë më shumë se 1000 ngjarje. Programi i tij do të nisë më 26 janar, me një himn të kompozuar posaçërisht për të festuar qytetin universitar si "Qyteti i Gjakut të Ri".
Pikat kryesore përfshijnë "Kissing Tartu", një ngjarje masive puthjeje; "Naked Truth", një festival opinioni ku mbahen diskutime në sauna; si dhe shfaqja "Biznesi si zakonisht", e frymëzuar nga skandalet e pastrimit të parave që tronditën bankat estoneze.
"Tartu Pride” do të zhvillohet nga 12-18 gusht, një rast për të festuar legalizimin e martesave të të njëjtit seks në Estoni, një ligj i ri që hyri në fuqi më 1 janar 2024.