1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krocia pritet të jetë anëtari i 28-të i BE-së në korrik të vitit 2013 - Shumica e punëtorëve sezonalë në Gjermani këtë vit nga Rumania

10 Qershor 2011
https://p.dw.com/p/11YQm

10 Qershori do të hyjë në historinw kroate si një ditë e rëndësishme. Komisioni Evropian dha dritën e gjelbër për anëtarësimin e vendit në BE. Ai i rekomandoi vendeve anëtare përmbylljen e negociatave për anëtarësim në BE. Krocia pritet të jetë anëtari i 28-të i BE-së në korrik të vitit 2013. Mos vallë tani edhe vendet fqinjë të Kroacisë janë afruar më shumë me BE-në? Koment nga Verica Spasovska

Ndryshime personeli në arat gjermane: punëtorët sezonal rumunë zëvendësojnë kolegët e tyre polakë. Kjo për faktin se nga 1 maji i vitit 2011 në Gjermani ka filluar të zbatohet lëvizja e lirëe punëtorëve për qytetarët e vendeve të cilët në vitin 2004 u pranuan në Bashkimin Evropian. Tani Polonia, Hungaria apo Çekia mund të punojnë në të gjitha fushat dhe kanë më pak interes në punët ndihmëse në fushën e bujqësisë. Por rumunët dhe bullgarët mbeten edhe më tej në kuadër të tregut evropian të punës. Prandaj këtë vit (2011) shumica e punëtorëve sezonalë vijnë nga Rumania. Për shembull Loan Lacobin i cili për gjashtë muaj jeton tek një fermer në Bornheim afër Bonnit me gruan e tij, katër fëmijët e rritur dhe një foshnje. Esat Ahmeti

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi