1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kroatien Referendum

22 Janar 2012

Në Kroaci këtë të dielë (22.01) zhvillohet referendumi për pranimin e vendit në BE. Rreth 4,5 milionë votues janë thirrur për të dhënën votën e tyre.

https://p.dw.com/p/13ntv
Fotografi simbolike: Flamujt BE-Kroaci
Fotografi simbolike: Flamujt BE-KroaciFotografi: dapd

Deri pak para hapjes së qendrave të votimit, politikanët e qeverisë dhe të opozitës i bënë thirrje qytetarëve që t`i jepnin Kroacisë dritën e gjelbërt si anëtare e 28-të e BE-së. Kryeministri kroat Zoran Milanoviç e quajti votimin e sotëm si “vota e mijëvjeçarit” për kroatët. Pritet sipas parashikimeve që rreth 55-60 për qind e votave të jenë pro anëtarësimit të Kroacisë në BE. Një rezultat pozitiv i referendumit do të thotë pranimi i Kroacisë më 1 korrik 2013 në Bashkimin Europian.Kushti për të arritur këtë rezultat është që të paktën gjysma e votuesve të hedhin votën e tyre për anëtarësim. Referendumi është i vlefshëm pavarësisht nga pjesëmarrja e votuesve.

Radikalët kundër, por Getovina pro

Pamje nga protesta e kundërshtarëve të anëtarësimit të Kroacisë në BE
Pamje nga protesta e kundërshtarëve të anëtarësimit të Kroacisë në BEFotografi: REUTERS

Të shtunën (21.01) kundërshtarët radikalë të BE-së u përleshën me policinë në qendër të kryeqytetit Zagreb. Përleshja ndodhi në fund të një tubimi, ku nacionalistët tentuan të hiqnin një flamur të BE-së të vendosur në një ndërtesë. Në këtë manifestim merrnin pjesë rreth 1 mijë persona, shumica e të cilëve veteranë të luftës dhe protestues të djathtë që kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në Union. I akuzuari për krime lufte që ndodhet në burgun e Hagës, gjenerali kroat Ante Gotovina deklaroi lidhur me referendumin se „Vendi i Kroacisë është në Bashkimin Europian“. Edhe ai do të votojë këtë dielë nga qelia e burgut me një votë pro".

Pamje nga kryeqyteti kroat, Zagrebi
Pamje nga kryeqyteti kroat, ZagrebiFotografi: DW

Në fund të dhjetorit Kroacia, vendi që në 1991 shpalli pavarësinë nga Jugosllavia, nënshkroi marrëveshjen për anëtarësim në BE. Negociatat për këtë mes Brukselit dhe Zagrebit kanë filluar në 2005. Për shkak të një konflikti kufitar me Slloveninë ato u ndërprenë përkohësisht.

Ratifikimi i marrëveshjes së anëtarësimit të Kroacisë nga 27 vendet anëtare të BE konsiderohet si formalitet.

Nga ish-republikat jugosllave, deri tani vetëm Slloveni është anëtare e BE-së. Ndërkohë Serbia, Mali i ZI, Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina janë duke aplikuar për anëtarësimin e tyre.

Autor: dpa, afp/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama