1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kroacia nuk beson se ka ekzistuar ndonjë aksion kriminal

Sinisha Bogdanic/Angjelina Verbica30 Maj 2013

Kroacia është mjaft e çuditur nga gjykimi në Hagës, që e vë ish presidentin kroat Franjo Tuxhman në krye të aksionit të përbashkët kriminal“ në territorin e Bosnjës Hercegovinës.

https://p.dw.com/p/18hI5
Pamje nga procesi në Tribunalin e HagësFotografi: picture-alliance/dpa

Sipas vendimit të gjykatës përmes këtij aksioni është bërë përpjekje për të krijuar „Kroacinë e madhe". Gjashtë kroatë nga Bosnjë Hercegovina u dënuan me gjithsej 111 vjet burg. Pas nëntë vjetësh gjykimi dhe marrjes në pyetje të më shumë së 200 dëshmitarëve gjykata arriti në përfundimin se janë kryer krime kundër muslimanëve në territorin, i cili konsiderohej se i përkiste komunitetit kroat të Herceg-Bosnjës dhe konflikti ka qenë ndërkombëtar.

 
Ky gjykim është jashtëzakonisht i pakëndshëm për Kroacinë, sepse nëse ai vërtetohet, do të provojë që Kroacia ka luftuar në territorin e Bosnjë Hercegovinës.  Prandaj nuk është për t'u habitur që reagimet e para të politikanëve vënë në pikëpyetje tezën e "aksionit të përbashkët kriminal".
Kështu ish kryeministrja dhe ish kryetarja e HDZ, Jadranka Kosor, e cila hyri pikërisht nga Tuxhmani në jetën politike, deklaroi se duhet bërë gjithçka, që kjo tezë të rrëzohet. Ajo thotë se, nëse konfirmohet me vendimin e shkallës së dytë, ajo do të ketë pasoja për Kroacinë. Kreu aktual i HDZ, Tomislav Karamarko, përjeton një „befasim të pakëndshëm" dhe vë në dukje se është fjala për një vlerësim të gabuar, pasi që të dyja, Kroacia dhe Bosnja, kanë qenë viktima të agresionit serbomadh.

Faji është individual

Udhëheqësi i pakicës serbe në Kroaci, Milorad Pupovac, thotë se e ka pritur këtë vendim, por pohon se ai nuk do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Ai shton se Kroacia është duke bërë gjithçka, që prej vitit 2000, për të mënjanuar trashëgiminë e viteve nëntëdhjetë. Aktgjykimi, sipas Pupovac, për të ndihmuar në ndërgjegjësimin për marrëdhëniet mes dy vendeve gjatë viteve nëntëdhjetë.

"Kur dëgjoj një vendim të tillë, në rradhë të parë kujtoj viktimat dhe ngushëllimet e mia u drejtohen atyre dhe familjarëve të tyre", tha presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç. Ai vëren se faji është gjithmonë individual dhe se fjala është për një vendim ende në shqyrtim.

Kroatien Milorad Pupovac Archiv 2011
Milorad Pupovac -udhëheqësi i pakicës serbe në KroaciFotografi: DW


Kryeministri kroat Zoran Milanoviç mendon se Kroacia ka bërë shumë gabime, por edhe i ka ndihmuar mjaft Bosnjë Hercegovinës. Kualifikimi në një aksion të përbashkët kriminal, me qëllim që Herceg-Bosnja t'i bashkohet Kroacisë, nuk i përgjigjet realitetit, tha Milanoviç. Në të njëjtën kohë kryetari i kuvendit Josip Leko tha se gjykata e Hagës duhet respektuar, pavarësisht nëse i pëlqen qytetarëve kroatë apo jo. Megjithatë, ai kujtoi, se përvoja e deritanishme ka treguar se vendimi i Hagës në fazën e dytë mund të jetë shumë më ndryshe.

Kroatien Premierminister Zoran Milanovic Archivbild
Kryeministri i Kroacisë Zoran MilanovicFotografi: picture-alliance/dpa

Gjykimi me rëndësi për marrëdhëniet e Kroacisë dhe boshnjakëve

Historiani Ivica Lucic nga instituti kroat i historisë beson se vendimi është dhënë në bazë të paragjykimeve. "Ne kemi parë që dy gjykatësit e kanë konfirmuar këtë, ndërsa gjykatësi kryesor Antonetti është distancuar me mendimin e tij. Ai beson se nuk është kështu", tha Lucic për Deutsche Welle. Ai shton se dënimet janë shumë më të ulëta nga sa është kërkuar dhe kjo ka sjellë përçarje në trupin gjykues. Kjo krijon hapësirë për të bërë ankesë, thotë ky ekspert në historinë moderne kroate. "Si mund të thoni që njerëzit, që themeluan Kroacinë, donin që komunitetin e Herceg Bosnjës t‘ia bashkonin Kroacisë, kur këta ishin të njëjtit njerëz, që votuan në parlamentin e Bosnjë Hercegovinës për referendumin, që mundësoi pavarësinë e Kroacisë dhe një muaj më vonë morën pjesë në zbatimin e këtij referendumi?"

Ata, të cilët besojnë se ky vendim dëshmon se Kroacia ka sulmuar Bosnjë Hercegovinën, sipas historianit Lucic, kanë qëndrimin e tyre, që nuk mund t'ua ndryshojë dot as një vendim tjetër i mundshëm i shkallës së dytë. Nëse konfirmohet i pari, gjykimi do të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet mes Kroacisë dhe boshnjakëve në Bosnjë Hercegovinë. "Sidomos në qoftë se kemi parasysh, që për 1500 kroatët e vrarë nga ushtria e Bosnjë Hercegovinës shqiptohen  gjithsej gjashtë vjet burg në gjykatën e Hagës", përfundon  Lucic.

Kroatien Ex-Präsident Franjo Tudjman Archivbild 1995
Ish Presidenti kroat Franjo TuxhmanFotografi: picture-alliance/dpa


Analisti politik Zharko Puhovski tha në radion kroate se Kroacisë deri në një vendim tjetër të mundshëm të shkallës së dytë, i duhet të jetojë me gjykimin e ndërhyrjes ushtarake në vendin fqinj, por edhe me faktin se projekti i Herceg-Bosnjës, u dënua si projekt i bazuar mbi krimin. Ai shton se është e rëndësishme, që vendimi është marrë, pasi Bundestagu e ratifikoi traktatin e pranimit të Kroacisë në BE. Ndryshe nga ç'pritej, nga Gjermania erdhi më shumë rezistencë dhe kritikë, prandaj Bundestagu do ta kishte shumë të vështirë të merrte tani këtë vendim“, mendon Puhovski.

Autor: Sinisha Bogdanic/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi