Kroacia drejt BE
4 Shkurt 2012Reklamë
Në 25 qershor të vitit 1991 Kroacia shpalli pavarësinë nga Federata jugosllave. Si reagim Ushtria Popullore e Jugosllavisë sulmoi qytetet kroate. Vendi u gjet në luftë. Më vonë më 15 janar 1992 Kroacia u njoh si shtet i pavarur në bazë të së drejtës ndërkombëtare nga BE dhe shtetet e tjera evropiane. Qysh atëherë vendi ka bërë një rrugë të gjatë nga lufta për pavarësi deri tek anëtarësimi në BE.