1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritika në Konferencën për reformën e Bolonjës& Ligj për barazinë e pagave mes burrave dhe grave në Zvicër

21 Maj 2010
https://p.dw.com/p/NU9O

Me ftesë të ministres federale të Arsimit Annette Schavan në Berlin u organizua më 17 maj një konferencë kombëtare për reformën e Bolonjës. Në konferencë morën pjesë profesorë, politikanë, përfaqësues të shoqatave të studentëve dhe të sidikatave. Mendimi dominues i të gjithë pjesëmarrësve ishte se zbatimi i kësaj reforme nuk ka qenë optimal.

Paga të barabarta për punë të barabartë për gratë dhe burrat. Në BE gratë fitojnë akoma afro 20% më pak se burrat, megjithëse bëjnë të njëjtën punë.

Edhe në Zvicër vazhdon të ketë një ndryshim të madh ndërmjet pagave të femrave dhe të meshkujve. Por ky ndryshim ka rënë në pesë vitet e fundit me pesë përqind dhe kjo falë një ligji të ri për barazinë, i cili ua thjeshtëzon mundësinë grave që të ankohen në gjyq për pagën e tyre.

Autorë: Silke Bartlick&Ruth Reichstein

Redaktoi: Mimoza Cika -Kelmendi