1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kramp-Karrenbauer bën betimin si Ministre e Mbrojtjes

24 Korrik 2019

Kramp-Karrenbauer kërkon që buxheti i mbrojtjes të rritet në dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto në të ardhmen. Përfaqësues të ushtarakëve e kanë përshëndetur këtë.

https://p.dw.com/p/3MeLn
Annegret Kramp-Karrenbauer, Bundesverteidigungsministerin
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Annegret Kramp-Karrenbauer sot nis detyrën e saj si Ministre e Mbrojtjes. Ajo do të bëjë betimin zyrtarisht. Parlamentarët e Bundestagut mblidhen për këtë shkak mblidhen në një seancë të veçantë.

Më pas, Kramp-Karrenbaueri dëshiron të shpjegojë synimet e saj. 

Mbi të gjitha, politikania e CDU kërkon që buxheti i mbrojtjes të rritet në dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto në të ardhmen. Përfaqësues të ushtarakëve e kanë përshëndetur këtë. Ka ushtarakë që pezullimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm pak vjet më parë e konsiderojnë hap të gabuar.

Megjithatë, Kramp-Karrenbauer së pari duhet ta fitojë respektin dhe besimin e ushtarëve. "Kjo nuk do të jetë e lehtë për të," i tha DW ushtarakja e ushtrisë gjermane, Nariman Hammouti-Reinke. "Ajo ka zgjedhur punën më të keqe," thotë oficerja, i cili punon si "togere në marinë" pranë Bremenit dhe kryeson shoqatën "Ushtarakëve gjermanë", e cila ndër të tjera shprehet për më shumë diversitet në ushtrinë gjermane, Bundeswehr. "Trupa lëndohet relativisht shpejt, kështu që ajo duhet të jetë e kujdesshme se si do të shprehet ," thotë Hammouti-Reinke.

Peshë e rëndë si Franz-Jozef Shtrausi

Jürgen Görlich nga Shoqata e Bundeswehrit e sheh rolin e dyfishtë të AKK edhe si një avantazh të madh. "Ne kemi një person që është peshë e rëndë në politikë," thotë nënkryetari i shoqatës prej 200.000 anëtarësh në bisedën De W. Kjo nuk ka ndodhur që nga koha e Franz-Jozef Shtrausit, kryetar i CSU-së dhe Ministër i Mbrojtjes në vitet 1960. "Një peshë e rëndë e tillë politike gjithashtu ka një ndikim të caktuar në kabinet, dhe kjo është ajo që ne presim me të vërtetë edhe për Bundeswehrin".

Kjo llogari mund të funksionojë. Forcat e armatosura gjermane që tani do të gëzojnë "prioritetin më të lartë politik", ka bërë të ditur Kramp-Karrenbauer. Ajo kërkon më shumë para për Bundeswehrin. Ajo së pari Pas betimit ajo do të ketë 15 minuta për një deklaratë qeveritare. Titulli: "Në përgjegjësi për të ardhmen e Gjermanisë - Për një ushtri të fuqishme gjermane në një botë në ndryshim". Për këtë deputetët e Bundestagut janë kthyer nga pushimet në Berlin. Dhe në hollin e ndërtesës Paul-Löbe-Haus, pranë Reichstagit u ngrit një sallë parlamentare e përkohshme. Salla e zakonshme plenare aktuale po rinovohet.

Nariman Hammouti Reinke (foto-aleancë)
Nariman Hammouti Reinke Fotografi: picture-alliance

 

Koschyk/aud