1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krahu lindor i NATO-s, Ukraina dhe Rusia

12 Korrik 2024

Rumania, Bullgaria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e lëvizjes së trupave dhe armëve të Natos. Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje partneriteti për mbrojtjen.

https://p.dw.com/p/4iCA4
Pamje nga takimi i aleatëve të NATO-s në Uashington
Pamje nga takimi i aleatëve të NATO-s në UashingtonFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022 ka çuar në rritjen me urgjencë të përgatitjeve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian edhe lidhur me aftësinë për të dërguar shpejt përforcime, në rast të një konflikti të papritur me Moskën.

Në këtë kuadër Rumania, Bullgaria dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje për të lejuar lëvizjen e shpejtë të trupave dhe të armëve në krahun lindor të aleancës ushtarake të NATO-s.

Burokraci e shumtë

Sipas NATO-s burokracia e shumtë e ngadalëson lëvizjen e trupave nëpër Evropë. Prandaj marrëveshja synon "të optimizojë korridoret e transportit për t'iu përgjigjur nevojave për lëvizjen e trupave ushtarake duke krijuar vija për furnizimin për rrjetit rrugor dhe hekurudhor mes shteteve pjesëmarrëse." - njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.

Kjo marrëveshje do të reduktojë burokracinë dhe do të maksimizojë efikasitetin në rast situatash emergjente, thuhet më tej në njoftim.

Patrullë ukrainase në Detin e Zi
Patrullë ukrainase në Detin e Zi Fotografi: Thomas Peter/REUTERS

Ministria e mbrojtjes e Rumanisë njoftoi gjithashtu se të tri shtetet mund të lidhin edhe portet e tyre në Detin Egje dhe Detin e Zi.

Rumania dhe Bullgaria janë përfshirë tashmë në një nismë të përbashkët me Turqinë për të çaktivizuar minat që enden në Detin e Zi.

Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje partneriteti për mbrojtjen

Zyra presidenciale në Kiev njoftoi se Ukraina ka nënshkruar një marrëveshje sigurie me Rumaninë.

Marrëveshja u nënshkrua pas takimit të aleatëve të NATO-s me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski në samitin e tyre në Uashington.

Joe Biden, Jens Stoltenberg dhe Volodymyr Selenskyj në samitin e aleatëve të NATO-s në Uashington
Në samitin e aleatëve të NATO-s në Uashington mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr ZelenskiFotografi: Kay Nietfeld/picture alliance/dpa

Kjo marrëveshje e çon në 23 numrin e përgjithshëm të marrëveshjeve afatgjata dypalëshe për mbrojtjen që Kievi ka nënshkruar me partnerë, ndër to me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën dhe SHBA-në.

Ndërsa korniza e dokumenteve është e ngjashme, ato janë të gjitha të ndryshme. Një tipar i veçantë i marrëveshjejes mes Ukrainës dhe Rumanisë janë pikat specifike të bashkëpunimit për të forcuar sigurinë në rajonin e Detit të Zi, thuhet në deklaratë.

Sipas marrëveshjes Rumania do të ndihmojë për pastrimin e minave në Detin e Zi dhe do të kontribuojë për trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët F-16.