1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova dhe Krimeja nuk mund të krahasohen

Verica Spasovska16 Mars 2014

Në vitin 1999 NATO ka ndërhyrë ushtarakisht në konfliktin e Kosovës. Pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërsa tani Rusia po ndërhyn në Krime, po ashtu pa mandat. Po a mund të krahasohen këto dy raste?

https://p.dw.com/p/1BPBG
Verica Spasovska
Fotografi: DW/P. Henriksen

Ajo qё po ndodh aktualisht nё Krime dhe mёnyra se si Perёndimi po i vlerёson ngjarjet nё aspektin e sё drejtёs ndёrkombёtare – nё unison si shkelje e sё drejtёs ndёrkombёtare – po ndiqet me vёmendje tё veҫantё prej serbёve dhe shqiptarёve. Kryesisht kjo qёkurse ish-kancelari Gerhard Schröder konstatoi, se vёrtetё veprimet e Moskёs pёrbёjnё shkelje tё qartё tё sё drejtёs ndёrkombёtare, por edhe Perёndimi para 15 vjetёsh nuk e respektoi tё drejtёn ndёrkombёtare, kur NATO ndёrhyri nё Kosovё pa mandat tё Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё.

Kosova si rast precedent?

Ky nuk ёshtё qёndrim i izoluar vetёm i Schröderit. Sepse diskutimi i vazhdueshёm pёr konfliktin e Kosovёs, sёrish ёshtё nё vёmendjen e opinionit. Edhe sot e kёsaj dite pavarёsia e Kosovёs ёshtё kontroverse midis vendeve tё BE-sё. Greqia, Rumania, Sllovakia, Qiproja dhe Spanja e refuzojnё pavarёsinё e kёtij vendi. Nё radhё tё parё ato u referohen pakicave tё veta, prej tendecave separatiste tё tё cilave druhen kёto vende. Nё kёtё drejtim nuk ndryshon gjё as gjykimi i vitit 2010 Gjykatёs Ndёrkombёtare nё Hagё, e cila e njohu si legjitime pavarёsinё e vendit ballkanik. Referimi se Perёndimi nё Kosovё ka vepruar jo konfrom sё drejtёs ndёrkombёtare si argument nё favor tё atyre qё akuzojnё Perёndimin pёr moral tё dyfishtё. A ёshtё kjo e drejtё?

E vёrtetё ёshtё qё ndёrhyrja ushtarake e NATO-s nё Kosovё nuk ishte siguruar nё aspektin e sё drejtёs ndёrkombёtare, e kjo ёshtё dhe mbetet njё pikё e dobёt nё vargun e argumentimeve pёr aksionin e NATO-s. Por duhet tё kujtojmё, se pёrse nuk u arrit tё merrej njё vendim i tillё: Rusia e kundёrshtoi atё duke iu referuar parimit pёr ndalimin e ndёrhyrjes tё ankoruar nё tё drejtёn ndёrkombёtare. Por pikёrisht kjo nuk e pengon aspak Moskёn, qё ndёrhyrjen e vet nё Krime ta paraqesёsi detyrim pёr ndёrhyrje me preteksin se po mbron shtetasit e saj nё Ukrainё.

Ndёrhyrja nё Kosovё si hapi i fundit

E megjithatё krahasimi mes Kosovёs dhe Krimesё ёshtё i ҫalё. Ndёrhyja ushtarake e Perёndimit nё Kosovё erdhi si rrjedhojё e dёbimeve masive tё popullsisё shqiptare prej ushtrisё jugosllave. Nё Krime nuk ka njё dёbim tё tillё mbi baza etnike. Asokohe shoku prej vrasjeve masive tё myslimanёve boshnjakё nё Srebrenicё nё vitin 1995 nga serbёt e Bosnjёs ishte mjaft i thellё. Aleanca perёndimore ishte e bindur, se njё genocid i dytё nё Ballkan – kёsaj here ndaj shqiptarёve – duhej tё ndalohej. Pёrpara ndёrhyrjes ushtarake, Perёndimi i ezauroi tё gjitha mjetet diplomatike. Vetёm pasi sanskionet e vendosura pёr vite me radhё dhe bisedimet nuk sollёn fryte, u vunё nё pёrdorim mjetet ushtarake.

Eshtё e habitshme se si Moska duke iu referuar referendumit nё Krime pёr bashkimin me Rusinё argumenton tani me Kosovёn: Perёndimi e ka nxjerrё vet frymёn e djallit nga shishja, kur e njohu pavarёsinё e Kosovёs, ndaj tani pason shembulli i Krimesё. Por edhe ky krahasim ҫalon, sepse Perёndimi nuk kishte ndёrmend qё Kosovёn t’ia aneksonte njё shteti fqinj. Edhe nё Serbi madje habiten me interpretimin qё i bёn Moska sё drejtёs ndёrkombёtare. Sepse deri dje politikanёt serbё ishin tё sigurtё, qё konflikti i Kosovёs i shёrbente Moskёs si shembulli me efektin frikёsues prej politikёs perёndimore tё ndёrhyrjes. Ndёrsa sot atyre u duhet tё konstatojnё, qё miqtё nё Moskё pavarёsinё e Kosovёs e shpallin si precedent tё mirёseardhur, qё duhet tё legjitimojё interesat e tyre pёr pushtet. Kёto manovrime fjalёsh mund tё deshifrohen lehtё. Kosova nuk ёshtё Krime.