1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koreja e Veriut dhe Rusia demonstrojnë solidaritet

1 Nëntor 2024

Ndërsa Perëndimi tronditet nga informacionet për ushtarët e Koresë së Veriut në Rusi, ministrat e jashtëm të të dy vendeve shkëmbejnë gjeste diplomatike. Kina duket e qetë.

https://p.dw.com/p/4mUd5
Sergej Lavrov mit homologen Choe Son Hui në Moskë
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mit homologen koreanoveriore Choe Son Hui në MoskëFotografi: Maria Zakharova/Russian Foreign Ministry/REUTERS

Ministrja e Jashtme e Koresë së Veriut Choe Son Hui njoftoi gjatë një vizite në Moskë se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë ushtarakisht Rusinë në luftën kundër Ukrainës. Gjatë një takimi me homologun e saj rusSergei Lavrov, Choe tha se nuk kishte dyshim se udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin do të "arrinte një fitore të madhe".

Në Gadishullin Korean, situata mund të bëhet "shpërthyese" në çdo kohë, shtoi ajo. Kjo është arsyeja pse Koreja e Veriut duhet të forcojë arsenalin e saj bërthamor në mënyrë që të mund të nisë një sulm bërthamor hakmarrës nëse është e nevojshme.

Më herët, Koreja e Veriut njoftoi testimin e ri të një rakete balistike ndërkontinentale, gjë të cilën shteti i izoluar ka të ndaluar nga kushtet e Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mit homologen Choe Son Hui në Moskë
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mit homologen Choe Son Hui në MoskëFotografi: Maxim Shemetov/AFP

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë testimin e raketës

Më pas SHBA, Franca, Britania e Madhe, Japonia, Malta, Koreja e Jugut dhe Sllovenia kërkuan një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë ta shqyrtojë këtë çështje të hënën. Koreja e Veriut vazhdon të injorojë rezolutat e OKB-së mbi programin e saj të raketave dhe armëve bërthamore.

Lavrovi, nga ana e tij, vlerësoi "marrëdhëniet shumë të ngushta" midis forcave të armatosura dhe shërbimeve të sigurisë të Rusisë dhe Koresë së Veriut. Ai theksoi se me këtë do të arrihen synime të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve. Në të njëjtën kohë, Lavrovi falënderoi Korenë e Veriut për "qëndrimin e saj parimor" në lidhje me ngjarjet në Ukrainë.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, dy politikanët u takuan fillimisht në stacionin hekurudhor Yaroslavsky të Moskës. Atje ata zbuluan një pllakë në përkujtim të vizitës së Kim Il Sung-ut, atëherë lider i Koresë së Veriut, në ish-Bashkimin Sovjetik në vitin 1949. Më pas diskutimet vazhduan në Ministrinë e Jashtme.

SHBA: 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut në Rusi

Sipas ministrit të Jashtëm të SHBA Antony Blinken, qeveria amerikane vlerëson se 10.000 trupa të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi për të mbështetur ushtrinë e Moskës në luftën e saj kundër Ukrainës. 8000 prej tyre tashmë janë transferuar në rajonin e Kurskut, afër kufirit. Kjo është hera e parë në 100 vjet që Rusia ka ftuar trupa të huaja në territorin e saj.

Ministri i Jashtëm i SHBA,  Antony Blinken
Ministri i Jashtëm i SHBA, Antony BlinkenFotografi: Celal Gunes/Anadolu/picture alliance

As Moska dhe as Pheniani nuk e kanë konfirmuar apo mohuar një informacion të tillë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski shprehu keqardhjen në këtë kontekst për "mosveprimin" e aleatëve perëndimorë. Ai u befasua edhe nga "heshtja” e Kinës.

Pekin: një çështje mes dy shteteve sovrane

Sipas Kinës, lidhjet gjithnjë e më të ngushta midis Rusisë dhe Koresë së Veriut janë çështje e dy shteteve "të pavarura dhe sovrane”. "Si do t'i zhvillojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe është punë e tyre", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Pekin, Lin Jian. Është e paqartë se si paraqitet në detaje bashkëpunimi midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. Kina, sipas Lin, vazhdon të shpresojë se "palët e ndryshme do të angazhohen për të qetësuar situatën dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje politike të krizës ukrainase".

jj/sti (dpa, afp, rtr)