1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konsiderohen të humbur dy shtetas gjermanë në Afganistan

19 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BJhj
Policia afgane ka pohuar rrëmbimin e dy shtetasve gjermanë. Sipas saj, ata janë rrëmbyer nga persona të armatosur bashkë me shoferin e tyre afgan dhe me një përkthyes në provincën Vardak. Dy gjermanët punonin për një projekt dige në qendër të vendit. Forcat e sigurisë nuk kanë ende kontakt me pengmarrësit. Ministria e jashtme në Berlin deklaroi se po përpiqet për sqarim të shpejtë të rastit.