Konfrontimi me temën e Çeçenisë tabu për gazetarët dhe artistët në Rusi - Tregu i martesave të fëmijëve në Kinë - Libra, shtretër, mikpritje
18 Gusht 2008Situata aktuale në Kaukasus, ku Gjeorgjia dhe Rusia grinden dhe luftojnë për provincat separatiste gjeorgjiane Osetia jugore dhe Abkazia, shumëkujt i kujton Çeçeninë. Në rastin aktual Rusia thekson të drejtën për pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të Abkazisë. Në rastin e republikës kaukaziane të Çeçenisë Moska iu përgjigj disa herë me luftë kërkesës për pavarësi. Përveç kësaj konfrontimi me temën e Çeçenisë në Rusi është tabu për gazetarët dhe artistët. Se si ndikon kjo cenzurë në jetën e përditshme të njerëzve tregon shembulli i piktorit çeçen Sultan Abaev. Olga Sosnytska ishte në galerinë e tij në Shën Peterburg
Në librarinë amerikane "Shakespeare and Company" në mes të Parisit shkrimtarët e rinj lejohen ta kalojnë natën falas. Shumë autorë të njohur të Beat-Generation e kanë bërë këtë. Kjo librari është themeluar qysh në vitin 1951 dhe ndër të tjera në të janë strehuar shumë autorë të brezit të letërsisë së SHBA të pas Luftës së Dytë Botërore. Ndër ta kanë qenë edhe Allen Hinsberg e William Burroughs. Sot libraria është një nga atraksionet e Parisit dhe vazhdon të joshë autorë të rinj nga mbarë bota.