1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca e sigurisë në Mynih: Kriza globale - përgjegjësi globale

Nina Werkhaüser9 Shkurt 2007

Në Mynih fillon të premten në mbrëmje konferenca e 43-të e sigurisë. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar të ftuar të rangut të lartë, ndër ta edhe kancelarja Angela Merkel, presidenti rus Vladimir Putin dhe ministrja e jashtme izraelite, Zipi Livni

https://p.dw.com/p/Aqmy
Përgatitje për konferencën në Mynih
Përgatitje për konferencën në MynihFotografi: AP

Për dy ditë me radhë më shumë se 250 përfaqësues qeverish, parlamentare, ushtarakë dhe ekspertë nga afro 40 vende do të diskutojnë për çështjet aktuale të politikës së sigurisë

Që prej konferencës së fundit të sigurisë në Mynih nuk është zgjidhur as edhe një konflikt nderkombetar, thotë organizatori Horst Teltschik, por janë shtuar të tjerë. Kjo e bën edhe më të gjatë se zakonisht programin gjatë konferencës në këtë vit. Konflikti në Lindjen e Mesme, gjendja në Irak dhe konflikti atomik me Iranin do të diskutohen po ashtu si edhe sigurimi i furnizimit të Evropës me energji.

Tema të tjera do t'i paraqesin oratorët kryesorë, ndër ta presidenti rus Vladimir Putin. Pritet që ai do të kritikojë planet amerikane për mbrojtjen nga raketat në Evropën Lindore. Ky mesazh do t´i shkonte direkt ministrit të ri amerikan të mbrojtjes Robert Gates, i cili ndodhet gjithashtu ndermjet të ftuarve.

Fjalën e hapjes, ashtu si dhe vitin e kaluar, do ta mbajë kancelarja gjermane Angela Merkel. Ajo do të spikasë përsëri me temat që janë për diskutim në Mynih të ardhmen e NATO-s, të cilën Merkel nuk e kupton vetem si aleancë thjesht ushtarake.

"NATO edhe në kuader të politikës evropiane të sigurisë dhe të mbrojtjes mbetet qëndra e dialogut të politikës së sigurisë në zonën e Atlantikut. Besoj se ne evropianët mund të kontribuojmë shumë në këtë dialog, me kombinimin e aftesive civile dhe ushtarake të koordinuara me njëra-tjetrën".

Një temë tjetër që do të cekë kancelarja gjermane, është konflikti ndermjet izraelitëve dhe palestinezëve. Këtu Merkel si presidente e rradhës e BE-së në marrëveshje me Uashingtonin dhe me ndihmën e kuartetit për Lindjen e Mesme përpiqet të krijojë së paku kushtet për bisedime të reja. Po i pazgjidhur eshte edhe konflikti për programin atomik iranian, i cili vitin e kaluar qe shkak për replika të ashpra. Kjo mund të perseritet kete vit, sepse ndermjetesuesi iranian Ali Larixhani ka bërë të ditur pjesëmarrjen e tij.

Karakteristike për këtë konferencë të nivelit të lartë, e cila mbahet që nga vitit 1963, nuk janë vetem fjalimet, por edhe bisedat e shumta jozyrtare në korridoret e hotelit nobël të konferencës "Bayerischer Hof". Atje ka sa të duash dhoma, veshjet e trasha të të cilave është e sigurtë se i gëlltisin hollësitë e bisedave konfidenciale. Para hotelit me qindra policë, kujdesen që pjesëmarresit të mos i bezdisë njeri.

Në fakt në Mynih nuk vendoset asgjë dhe nuk zgjidhen probleme. Por konferenca është një tregues i pagabueshem për atë, se në çfarë drejtimi do të shkojnë konfliktet kryesore të politikës së sigurisë.