1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca e Sigurisë: Mbrojtja e Evropës dhe Lindja e Mesme

18 Shkurt 2024

Si të mbrohet më mirë Evropa, e ardhmja në Lindjen e Mesme dhe armatimi i Ukrainës janë temat përmbyllëse të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih.

https://p.dw.com/p/4cXsw
Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili, e dyta djathtas, Zëvendëskryeministrja e Ukrainës për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik Olha Stefanishyna, e treta djathtas, Ministri i Jashtëm Lituanez Gabrielius Landsbergis, i treti majtas, Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski, i dyti majtas dhe këshilltari diplomatik francez Emmanuel Bonne, marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Hotel Bayerischer Hof në Mynih, Gjermani, e diel, 18 shkurt 2024
Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili, e dyta djathtas, zëvendëskryeministrja e Ukrainës për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik Olha Stefanishyna, e treta djathtas, ministri i Jashtëm Lituanez Gabrielius Landsbergis, i treti majtas, ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski, i dyti majtas dhe këshilltari diplomatik francez Emmanuel Bonne, Hotel Bayerischer Hof, Mynih, 18 shkurt 2024Fotografi: Matthias Schrader/AP/picture alliance

Në fund të Konferencës së 60-të të Sigurisë në Mynih, vëmendja është përqendruar në aftësitë mbrojtëse evropiane përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë. Rol në diskutim luan edhe njoftimi i ish-presidentit amerikan Trump se, nëse zgjidhet, ai do të ndalojë mbrojtjen e shteteve të NATO-s që nuk përmbushin detyrimet e tyre për shpenzimet ushtarake.

Josep Borrell
Fotografi: TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images

Lindja e Mesme - në fokus

Lufta në Lindjen e Mesme debatohet sërish në Mynih.

Kryeministri palestinez Shtajeh foli për një ofertë për bisedime nga Moska. Qeveria ruse ka ftuar përfaqësuesit e të gjitha organizatave palestineze për të zhvilluar bisedime në fund të shkurtit. Shtajeh plotësoi se, në kushte të caktuara, ata do të ishin të gatshëm të bashkëpunonin me Hamasin.

Ndër të tjera është planifikuar një tryezë e rrumbullakët për të ardhmen e marrëdhënieve izraelito-palestineze. Në fjalimet e tyre në Konferencën e Sigurisë, kancelari Scholz dhe sekretari amerikan i shtetit Blinken ishin shprehur pro një zgjidhjeje me dy shtete.

Tzipi Livni
Fotografi: THOMAS KIENZLE/AFP/Getty Images

Armatimi i Ukrainës me armë gjermane

Sërish, lufta në Ukrainë është gjithashtu temë diskutimesh. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitri Kuleba shpreson që qeveria gjermane në fund do të vendosë në favor të furnizimit të Ukrinës me raketat Taurus. Kuleba u tha gazetarëve se mosdëgjimi i një jo-je të qartë ishte një përgjigje në vetvete. Kancelari Scholz ka siguruar dje se Gjermania do të bënte gjithmonë mjaftueshëm për të mbështetur Ukrainën.

 

 

aud (br, ndr