1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni Evropian mbi lëvizjen e lirë - OECD në 50 vjetorin e saj - Situata e pakicës kombëtare në Gjermani, sintit dhe romët

28 Maj 2011
https://p.dw.com/p/11Pl1

Komisioni Evropian do të krijojë partneritete për lëvizjen e lirë. Për këtë arsye kanë nisur bisedimet për të gjitha aspektet legale dhe ilegale të migracionit, fillimisht me Egjiptin, Tunizinë, Marokun. Komisarja për çështjet e brendshme të BE-së, Cecilia Malmström ka paraqitur planet e saj në Komisionin Evropian. Martin Bohme.

OECD-ja, Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, feston sivjet datëlindjen e saj të 50-të. Transformimi, që ka kaluar organizata një këtë gjysmë shekulli, pasqyron edhe transformimin e botës. Në të kaluarën bëhej fjalë për paratë e Planit Marshall, sot për konceptimin e globalizimit. Hollësitë nga Sandra Petersmann.

Në Gjermani ka katër pakica kombëtare dhe pikërisht për më të madhen dihet më pak. Janë sintit dhe romët. Që nga vitit 1997 ata njihen si pakicë kombëtare. Që do të thotë, janë nënshtetas gjermane, kanë qenë të vendosur tradicionalisht në këtë vend dhe kanë identitetin, kulturën, dhe gjuhën e tyre. Që prej vitit 2002 Këshilli i Europës ka kritikuar faktin se nuk ekzistojnë informacione të mjaftueshme për kushtet, në të cilat ato jetojnë dhe mundësitë, që kanë për arsimim. Këtë mungesë njohurish e ka tani disi një organizatë ombrellë e sintive dhe romëve. Të dhënat japin një pasqyrë të tmerrshme të mundësive të tyre për arsimim, informon Heiner Kiesel.

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi