1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Brain-Drain ёshtё njё sfidё gjigande"

1 Dhjetor 2019

Mё shumё investime pёr tё rinjtё – kjo ёshtё njё ndёr pikat kyҁ ku do tё pёrqendrohet Mariya Gabriel, komisarja e re e BE-sё pёr Inovacionin, Kёrkimet Shekencore, Kulturёn, Arsimin dhe Rininё.

https://p.dw.com/p/3U2Ks
Keynote: Mariya Gabriel (European Commission, Commissioner for Digital Economy, Bulgaria)
Fotografi: DW/P. Böll

Deutsche Welle: Cilat janё pikёrёndesat nё mandatin tuaj tё dytё si komisare e BE-sё?

Mariya Gabriel: Kjo ёshtё njё sfidё e madhe, sepse nё komisariatin tim pёrfshihen pёr herё tё parё tre pozicione kyҁ tё trikёndёshit tё shencёs: Arsimi, Inovacioni dhe Kёrkimi Shkencor. Nё qendёr ёshtё kultura, qё – sipas presidentes sё Komisionit tё BE-sё Ursula von der Leyen – ёshtё shpirti i Europёs. Ne duhet tё ruajmё trashёgiminё kulturore dhe identitetin tonё. Investimi mё i mirё ёshtё ai tek njerёzit. Ndaj ne investojmё tek tё rinjtё, qё janё e ardhmja jonё. Ne kemi njё buxhet tё fuqishёm pёr kёtё, kryesisht pёr programet "Erasmus" dhe "Horizont Europa".

Dikasteri im ёshtё i lidhur drejtpёrdrejt me jetёn e pёrditshme tё europianёve. Sepse tё gjithё duan jo vetёm njё arsim tё mirё pёr fёmijёt, por edhe mundёsi pёr tё mёsuar afatgjatё. Kjo siguron aksesin nё vendet e mira tё punёs. Ndaj ne do tё krijojmё njё komponente nё programin Erasmus. Unё do tё inicioj „Erasmus i Gjelbёr", nё mёnyrё qё tё rinjtё tё mund tё realizojnё dёshirёn e tyre pёr tё marrё pjesё nё luftёn kundёr ndryshimit tё klimёs.

Gjithashtu unё dua tё angazhohem, qё shkёmbimet tё organizohen nё mёnyrё mё ekologjike. Ne do tё angazhohemi pёr themelimin e shkollave tё larta mbarё-europiane. Nё kёtё kontekst do tё iniciojmё diҁka konkrete: librezёn mbarё-europiane tё studentit.

Mariya Gabriel MEP
Fotografi: picture alliance/Pacific Press/G. Panagakis

Me programin "Horizont Europa" duam tё tёrheqim vёmendjen, qё nё Europё jeton vetёm shtatё pёrqind e popullsisё sё botёs, por njёkohёsisht nga Europa vijnё njё e treta e publikimeve shkencore tё nivelit tё lartё dhe 20 e zbulimeve shkencore. Ndaj unё do tё kujdesem, qё njerёzit e talentuar tё qendrojnё nё Europё dhe tё zhvillohen mё tej kёtu. Brain-Drain ёshtё njё sfidё gjigande. Ne nuk kemi ndonjё ilaҁ magjik kundёr kёsaj dukurie, por kemi disa instrumenta tё mirё pёr t'i tёrhequr 240.000 ekspertё qё kanё emigruar qё prej dy vjetёsh drejt Silicon Valley.

Komisariati juaj u zgjerua sё fundi edhe me fushat e Kulturёs, Kёrkimit Shkencor dhe Arsimit. Pёr kёtё u angazhua ndёr tё tjerё edhe ministrja gjermane e shtetit pёr Kuturёn Monika Grütters. Do tё thotё kjo, qё edhe ju do tё keni njё financim shtesё?

Pёrgjegjёsitё nuk janё zgjeruar, por vetёm emri i dikasterit. Pёr ne si europianё kёto koncepte janё shumё tё rёndёsishme, ato pёrҁojnё vlera dhe kanё domethёnie. Emёrtimi i ri e bёn edhe mё tё dukshme e mё tё rёndёsishme peshёn e kёtij sektori.

Rrjetet sociale, fake news dhe kompetenca e pastabilizuar pёr median e shumё tё rinjve: a janё edhe kёto tema tё cilave do t’u pёrkushtohet komisariati qё ju drejtoni?

Unё jam edhe mё tej pёrgjegjёse pёr arsimimin digjital. Nё kёtё plan ne merremi ndёr tё tjera me garantimin e njё interneti tё sigurtё pёr fёmijёt. Ne do tё vendosim njё theks tё veҁantё ndaj kompetencёs sё medias, sepse pikёrisht ajo ёshtё kyҁi nё luftёn kundёr disinformimit.

Mariya Gabriel ёshtё politikane bullgare e partisё GERB dhe komisarja e re e BE-sё pёr Inovacionin, Kulturёn, Kёrkimin Shkencor, Arsimin dhe Rininё. Ajo ёshtё edhe nёnkryetare e Partisё Popullore Europiane.