1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Zhvillime të bujshme në Kosovë

20 Korrik 2019

Dorëheqja e kryeministrit kosovar Haradinaj ishte e befasishme. Arsyeja: ai është thirrur nga Gjykata Speciale për krimet e luftës për Kosovën. Tashmë kartat do të shkartisen nga e para, mendon Vilma Filaj-Ballvora.

https://p.dw.com/p/3MPvL
Polen Porznan | Kosovos Premierminister Ramush Haradinaj während Westbalkan Gipfeltreffen
Fotografi: picture-alliance/NurPhoto/B. Zawrzel

Njëzet vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë mbeten akoma shumë plagë të pashëruara dhe pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës ende shumë larg. Megjithatë një proces i rëndësisjëm ka nisur tashmë në Kosovë. Me aprovimin e parlamentit kosovar u themelua një tribunal i veçantë me seli në Hagë, për të shqyrtuar krimet e luftës nga  ana e shpiptarëve të Kosovës gjatë luftës së Kosovës. Tribunali i posaçëm - Gjykata Speciale - ka filluar punën, ka mbledhur fakte, ka pyetur dëshmitarë. Dhe tani me këtë ngjarje befasuese specialja veproi duke e filluar me kryeministrin Ramush Haradinaj, pra direkt me majën e ushëheqjes së ish-UÇK-së.

Haradinaj do të merret në pyetje qysh prej javës së ardhëshme. Për këtë arësye ai u tëhoq nga posti i tij.


Është hera e dytë që Haradinaj në mënyrë vullnetare niset drejt Hagës. Për të njëjtën arësye ai pati dhënë dorëheqjen edhe në vitin 2005. Ish-komandanti i UÇK-së  akutohet nga autoritetet serbe për krime ndaj popullatës serbe në kohën e luftës së Kosovës. Pas shpalljes së tij të pafajshëm për mungesë provash, pati aludime që dëshmitarë ishin intimiduar dhe madje vrarë. Megjithatë pas kthimit në Kosovë nga Haga Hajradinaj u prit atëherë si hero. 

Largim me pasoja afatgjatë

Filaj-Ballvora Vilma Kommentarbild App
Vilma Filaj-Ballvora


Dorëheqja e Haradinajt mund të ketë pasoja afatgjatë për Kosovën, pasi pas largimit të kësaj figure qendrore, do të ketë zhvendosje domethënëse në ekuilibrat politikë në shtetin e vogël të Ballkanit.   Pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në vitin 2017 Haradinaj u zgjodh kryeministër si kryetar i partisë „Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës". Qysh prej fillimit koalicioni qeverisës i të ashtuquajturit „krahu i luftës" ishte shumë i brishtë. Ndërkaq sfidat ishin mjaft të mëdha: marrëdhëniet e vështira me Sërbinë, korrupsioni dhe papunësia e lartë, si edhe Gjykata Speciale me seli në Hagës si shpata e Demokleut. Një dështim i parakohshëm i kësaj qeverie ishte i paraprogramuar

 

Bisedimet në qorrsokak


Veçanërisht për dialogun më Beogradin, do të krijohet pas largimit të Hajradinajt një ekuilibër i ri forcash në Prishtinë. Hajradinaj ishte i vendosur për një dialog me kusht në fund njohjen e Kosovës si dhe ai ishte shumë i prerë kundër ndryshimeve të mundshme të kufijve. Temë kjo e shtruar për diskutim nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq. Me këtë qëndrim Hajradinaj fitoi pikë si në Kosovë ashtu edhe në Perëndim. Veçanërisht Gjermania, por edhe vende të tjera të BE-së, u shprehën kundër një skenari të ndryshimit të  kufijve. 
Megjithatë Hajradinaj u gjet nën presion edhe nga faktori ndërkombëtar, pasi qeveria e tij vendosi për taksa të larta importi për mallrat serbe. Qysh prej atij momenti dialogu me Serbinë është ngrirë dhe po ashtu edhe një shkëmbim i mundshëm i territoreve. Megjithë ndërmjetësimet intensive, Hajradinaj nuk lëshoi pe. Kokëfortësia me të cilën ai reagoi, do të kishte për të shpejt apo vonë pasoja. Ishte Haga ajo që e përshpejtoi tani largimin e tij. Hapi i Hajradinajt ishte konsekuent dhe i drejtë: ai i nënshtrohet drejtësisë.
 

Kartat do të shkartisen nga e para


Me largimin e Hajradinajt qoftë edhe përkohësisht nga aktiviteti politik, skena politike në Kosovë do të ndryshojë. Së pari, për Presidentin Hashim Thaçi dhe Partinë Demokratike nga ai vjen do të mungojë këtej e tutje kundërshtari kryesor në dialogun me Beogradin: „Deal"-i që po diskutohet qysh prej një viti mes Serbisë dhe Kosovës  për ndryshim kufijsh kundrejt njohjes mund të fitojë terren. Megjithatë një marrëveshje në këtë drejtim, por pa mbështetjn e gjerë të popullit në Kosovë, nuk do të ishte një ogur i mirë për një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.

Gjykata Speciale për krimet e luftës të shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës të premten bëri një hap  të rëndësishëm përpara drejt përpunimit juridik të së kaluarës. Një shenjë inkurajuese për Kosovën, por pasojat politike të dorëheqjes së Hajradinajt nuk do presin gjatë të japin efektin e tyre. Në bisedimet me Beogradin mund të ketë lëvizje pozitive, por një deal që mund të sillte si pasojë një dobësim në politikën e brendshme kosovare duhet mënjanuar me çdo kusht.