Koment: Triumf me simbolikë të trefishtë
29 Shtator 2015Nuk kanë kaluar ende as dy vjet, qëkurse Bundeswehr-i (ushtria gjermane) ia dorëzoi Kundushin forcave afgane. Tani atje talibanët po ngrenë flamurin e tyre në sheshin qendror të qytetit verior të Afganistanit. Një pamje me efekt të pashmebullt simbolik: ajo tregon dështimin e Perëndimit në Hindukush. Sepse Kundushi ishte projekti model i ndihmës gjermane të zhvillimit nën mburojën e ushtarëve. Tani triumfojnë sërish talibanët.
Një sinjal është ky edhe ndaj qeverisë afgane. Eshtë hera e parë që pas rënies së regjimit të talibanëve si pasojë e sulmeve të 11 shtattorti 2011, që ata mund të pushtojnë kryeqytertin e provincës. E kjo është një shenjë tjetër e qartë ndaj ish-talibanëve, që tani - kryesisht në kufirin pakistanez - luftojnë nën flamurin e IS-it. Me këtë synohet të përcillet mesazhi: pa shihni, ne jemi ende këtu dhe nuk luajmë violinën e dytë në koncertin e organiazatave terroriste islamike - e kjo pavarësisht bujës së IS-it.
Kjo simbolikë e trefishtë është e kalkuluar mjaft mirë. Sepse talibanët nuk mund të shpresojnë seriozisht, se do ta mbajnë gjatë qytetin. Kundushi është shumë i rëndësishëm në aspektin ekonomik. Qyteti ndodhet në të vetmen rrugë të kalueshme për qarkullimin e kamionëve të rëndë përmes Afganistanit, që e lidh këtë vend me Azinë Qendrore dhe portet në Pakistan. Kabuli do të bëjë ç'është e mundur që ta rimarrë qytetein nën kontroll. Se çfarë ndihme në sfond do t'i japë atij Perëndimi, kjo tani për tani sigurisht nuk bëhet publike.
Pritet edhe prej Europës
Efekti i synuar shkon edhe në një drejtim tjetër. Udhëheqësit të ri të talibanëve Mullah Mansoor i duhet të tregojë, se ai po ecën në gjurmët e paraardhësit legjendar Mullah Omar. Në rast të kundërt ai humbet çdo lloj kredibiliteti. Njëkohësisht atij i duhet të demonstrojë edhe kundrejt Kabulit, se duhet ta marrin atë në konsideratë si një partner, që duhet vlerësuar seriozisht, në bisedimet e paqes. Sepse përkundër tërë retorikës luftarake - as talibanët nuk mund t'u shmangen bisedimeve të paqes, nëse duan të luajnë një rol afatgjatë në një luftë, që asnjëra palë nuk mund ta fitojë e vetme.
Se çfarë do të thotë pra një e ardhme me pjesëmarrjen e talibanëve për njerëzit, të cilët përgjatë 13 vjetëve përjetuan paqen realtive në epokën e angazhimit perëndimor dhe u socializuan me këtë mjedis, këtë mund ta vëresh në numrin në rritje të refugjatëve afganë, që presin të futen në kufijtë e Europës. Ndoshta imazhi i shpalosjes së flamurit taliban në qendër të Kundushit ka edhe një tjetër efekt– një forcë simbolike sigurisht kjo jo e qëllimshme nga talibanët. Ky imazh i sfidon qeveritë e Europës, që duhet mundësisht t'u pranojnë afganëve një status të ngjashëm si edhe sirianëve dhe irakianëve. Një sfidë gjigande kryesisht për Gjermaninë kjo, e cila prej kohësh konsiderohet si vendi i ëndrrave prej afganëve.