Koment: Strategji e qëndrueshme e Obamës
11 Shtator 2014Kur presidentët amerikanë paralajmërojnë luftëra apo konflikte të reja ushtarake, ata bëhet patetikë. Ata shpjegojnë se pse lufta është e domosdoshme, se si do ta fitojnë atë dhe pse SHBA duhet ta udhëheqë këtë luftë. Këtë model ndoqi edhe presidenti Barack Obama në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai përshkroi krimet e Shtetit Islamik. Bëri skicën e planit të tij për fitore ndaj islamistëve - me ndihmën e irakianëve, kurdërve, Armatës së Lirë Siriane dhe shumë partnerëve të tjerë. Ai emocionalizoi dhe shpjegoi se pse vetëm SHBA është në gjendje ta udhëheqë koliacionin në luftën kundër IS.
Një fjalim i qartë dhe i mirë
Obama bëri të qartë se cili është dallimi i kësaj ndërhyrjeje kundër Shtetit Islamik, krahasuar me Irakun dhe Afganistanin: nuk do të dërgohen atje trupat amerikane të këmbësorisë. Ai e krahasoi "shkatërrimin" e ardhshëm të IS me ndërhyrjet në Jemen dhe Somali. Por në Somali ende është kaos. Ndërsa në Jemen grupet e ndryshme ende luftojnë njëra - tjetrën. Al-Kaida gjen strehim ajte dhe nuk ka ndonjë qeveri funksionale. Në qoftë se fitorja ndaj IS - si do që ta quajmë atë - përfundon me një Jemen apo Smali të re, ky do të ishte një dështim i plotë.
Gjërat mund të vijnë ndryshe
Obama përmendi edhe rreziqet që sjell me vete lufta kundër IS. Por vetëm si efekte anësore. Koalicioni i bërë me shpjetësi në luftën kundër terroristëve nuk është i qëndrueshëm. Iraku ka një qeveri të re ashtu siç e tha edhe presidenti Obama. Por kontradiktat mes shiitëve dhe sunitëve vazhdojnë të jenë mjaft të mëdha. Qeveria irakiane ende nuk ka ndonjë ministër të mbrojtjes. Kurdët po bashkëpunojnë aktualisht me Bagdadin, por ata në fund duan të jenë të pavarur, të kenë shtetin e vet. Obama pasqysoi një fotografi të zbukuruar të përgatitjes së Ushtrisë së Lirë Siriane në Arabinë Saudite. Por kush e di nëse vërtetë këta luftëtarë janë të aftë të përballen me trupat fanatike në IS, të cilët në pjesën më të madhe përbëhen prej ish-ushtarëve profesionistë irakianë. Obama nuk do të ishte presidenti i parë amerikan që futet me optimizëm në një luftë dhe më vonë konstaton se të gjitha janë më ndryshe nga ajo që është shpresuar.
Qëllimi i arrritur
Presidenti me këtë fjalim donte të dëshmojë vullnetin për të udhëhequr. Për të hequr dyshimet se ai nuk ka ndonjë strategji për luftën kundër IS. Për të hequr dyshimet se SHBA e ka humbur rolin e saj të veçantë në botë. Për të hequr dyshimet se ai mund të jetë një komandant që merr edhe vendime të pakëndshme. Kësaj ia arriti me sukses.
Megjithatë fjalët e tij do të kishin më shumë peshë nëse javën që vjen atë e mbështetë edhe Kongresi duke vënë në dispozicion edhe paratë e domosdoshme për këtë konflikt me islamistët. Atëherë nuk do të kishim vetëm vullnetin e presidentit amerikan, por edhe një strategji të vërtetë të SHBA-së, të mbështetur nga e gjithë elita politike e vendit.